Von Cramon: Propozimi franko-gjerman për dialogun, është kompromis i pranueshëm për palët

Von Cramon ka kërkuar nga Këshilli i Ministrave, që në mbledhjen e radhës në muajin nëntor, të japin dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se propozimi franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, është një kompromis i pranueshëm për të dyja palët.

Sipas Von Crammon, themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duhet përfshihet në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Krahas kësaj, ajo ka theksuar se Kosova meriton liberalizimin e vizave.

“Kjo varet nga të dyja qeveritë, mendoj se ka të paktën një kompromis të mirë, me sa di, ai është i pranueshëm, është një kompromis shumë i largët, dhe uroj që të dyja qeveritë që janë në krye, të bien dakord dhe ta pranojnë këtë”, ka deklaruar Von Cramon për KP.

Ajo këshillon të dyja palët e dialogut që të pranojnë propozimin franko-gjerman.

“Jo, asociacioni është pjesë e të gjithë paketës. Nuk do t’i referohesha asociacionit si të tillë, por paketës së përgjithshme si kompromis. Të paktën, ajo që kam lexuar është shumë afër me atë që Kosova do të dëshironte të shihte, prandaj do t’i këshilloja secilit që ta pranonte këtë”, ka thënë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Megjithatë, për Von Cramon mbetet e paqartë ideja për përfshirjen e Kosovës në sistemin ETIAS, një ndër kiteret e shtuara  për liberalizimin e vizave. Ajo ka kërkuar nga Këshilli i Ministrave, që në mbledhjen e radhës në muajin nëntor të japin dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Tani ata kanë përmendur ETIAS, le të themi fazën tjetër, për mua personalisht nuk është shumë e qartë se çfarë do të thotë kjo. A do të thotë kjo, kushte të reja apo jo? Por për mua një gjë është e qartë, Kosova e meriton liberalizimin e vizave sa më shpejt të jetë e mundur. Ata kanë plotësuar të 96-të kriteret katër vite më parë. Komisioni ka dorëzuar një raport tjetër, raportin e shqyrtuar i cili është jashtëzakonisht pozitiv, kështu që nuk ka nevojë që asnjë shtet të thotë se Kosova duhet të presë, por çfarë do të negociohet dhe debatohet në këshillin e ardhshëm, ne nuk e dimë. Është e qartë se ka një grup shtetesh të cilat ende kanë rezerva”, ka thënë Cramon.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika