Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur dështim të plotë samitin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Ky samit BE-Ballkan Perëndimor ka qenë një dështim i plotë”, ka deklaruar ajo në postimin e saj në rrejtin social Twitter.
Sipas saj, mosmarrja e asnjë veprimi pozitiv për shtetet e Ballkanit i sjell gëzim vetëm Rusisë dhe presidnetit rus Vladimir Putinit.
Po ashtu, ajo ka thënë se mosmarrja e veprimeve të pritura për Kosovën, Shqipërinë, Maqedonin e Veriut dhe Bosnjen, dërgon sinjale katasrtofike, dhe se sipas saj asnjë shteti që udhëtuan në Bruksel nuk iu është dhënë asgjë.
“Ky samit BE-Ballkan Perëndimor ka qenë një dështim i plotë. Dërgon sinjal katastrofik. Është vetëm një njeri i lumtur nga kjo situatë dhe ai ulet në Kremlin. U thanë të udhëtojnë në Bruksel, të gjashtë vendeve, dhe s’u dhanë asgjë, për asgjë. Bosnja s’e mori statusin e kandidatit, edhe më keq Shqipëria e Maqedonia e Veriut s’nisën negociatat e pranimit dhe Kosova s’mori liberalizimin e vizave”, ka shkruar ajo në Twitter.
This EU – Western Balkans Summit was a complete failure.
This sends really a disastrous signal.
There is only one person happy from this situation, and that guy sits in the Kremlin.https://t.co/ECfWPM2AX5
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) June 24, 2022
Von Cramon kërkon nga Kosova strategji për energjinë e ripërtëritshme