Von Cramon: Të hiqen menjëherë vizat për Kosovën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, von Cramon i ka bërë thirrje BE-së që t'i heqë vizat sa më shpejt për Kosovën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se nëse Bashkimi Evropian dëshiron të jetë i besueshëm globalisht, duhet të fillojë të afrohet me Ballkanin Perëndimor.

Në katërvjetorin qëkur Komisioni Evropian për herë të dytë ka konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave, Von Cramon u shpreh se BE-ja duhet menjëherë të heqë liberalizimin e vonuar për kosovarët.

Ajo ka shkruar në Twitter se, është koha që BE-ja ta përfundojë procesin e liberalizimit, nëse dëshiron që të jetë e besueshme në rrafshin global.

Ajo ka shpërndarë postimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që u shpreh se Kosova është shteti më demokratik në Ballkanin Perëndimor, por edhe më i izoluari.

Kreu i Qeverisë ka thënë se janë bërë 4 vjet qëkur Komisioni Evropian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Kurti ka bërë të ditur se më 18 korrik të vitit 2016, Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova i përmbush të gjitha këto kritere, por siç thotë ai, ky vend mbetet ende më i izoluari.

Kreu i Qeverisë përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Kosova është vendi më demokratik dhe pro BE-së në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari.

Kurti: Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika