Von Cramon: Mosmbajtja e “Sunny Hill” në Prishtinë, gabim strategjik

Të martën e datës 14 qershorit, organizatoret e festivalit "Sunny Hill" kanë bërë të ditur se festivali nuk do mbahet ne Prishtinë, por në Tiranë. Për këtë vendim ka reaguar edhe Von Cramon, duke e quajtur këtë gabim strategjik

Anulimi i Sunny Hill në Kosovë

Lajmin për mosmbajtjen e festivalit “Suny Hill” në Prishtinë e ka komentuar edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Ajo ka thënë se kjo për Kosovën është një gabim strategjik, pasi ky festival sjell njerëz në Kosovë dhe promovon rininë e saj.

Në një shkrim në rrjetin social “Twitter” ajo ka theksuar se Qeveria e Kosovës është dashur që ta mbajë festivalin Sunny Hill, dhe shpreson se ky festival do të kthehet.

 

 

Përndryshe, lajmin për zhvendosjen e festivalit në Tiranë e ka komfiruar edhe vetë themeluesi dhe organizatori Dukagjin Lipa. Për këtë vendim ai ka përmendur disa arsye, ndër të cilat, edhe “vonesat në dhënien e lejes për shfrytëzim të pronës që ia lëshoi Komuna e Prishtinës në Bërnicë të Poshtme”.

Nga Komuna e Prishtinës akuzuan Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për vonesa, ndërsa kjo ministri akuzoi komunën për mosdorëzim të të gjitha dokumenteve esenciale si dhe shumë arsye të tjera.

 

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika