Von Cramon: Vendimi për Manastirin, hap i domosdoshëm lidhur me sundimin e ligjit

Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit, duke e vlerësuar si një hap në drejtim të sundimit të ligjit në Kosovë, dhe thelbësor për një shoqëri evropiane funksionale

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ta zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dhënien e pronave prej 24 hektarësh Manastirit të Deçanit.

Në një postim në platformën X, Von Cramon ka theksuar se sundimi i ligjit është thelbësor për një shoqëri evropiane funksionale.

“Kam kërkuar vazhdimisht nga të gjitha qeveritë e Kosovës në 4-5 vitet e fundit që të veprojnë për këtë pasi është hap i domosdoshëm në lidhje me sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shkruar tutje ajo në platformën X.

 

 

 

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se tashmë ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që t’ia njohë Manastirit të Deçanit të drejtën në pronë në 24 hektarë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar gjatë mbledhjes së ekzekutivit më 13 mars se kërkesa drejtuar Agjencisë Kadastrale është bërë pasi zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë te Manastiri i Deçanit, do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika