Von Cramon: Vuçiq duhet ta ketë të qartë se jemi krah Ukrainës, popullsia serbe mbështesin Rusinë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në një intervistë ka komentuar animin e popullit serb drejt Serbisë dhe gjithashtu ka potencuar se presidenti serb, Aleksander Vuçiq duhet të kuptojë shumica të kuptojë pse perëndimorët janë në mbështetje të Ukrainës

Viola von Cramon, eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë thënë se presidenti i Serbsië, Aleksandër Vuçiq, duhet të sigurohet që shumica e vendeve të Perëndimit janë në mbështeteje të Ukrainës.

“Sigurisht që agresioni i tmerrshëm rus ndaj Ukrainës po trondit gjithë kontinentin evropian, vendet e Ballkanit Perëndimor janë gjithashtu të prekura nga rritja e çmimeve të energjisë, nga rrënimi i ekonomisë, nga kërcënimet e sigurisë”, tha von Cramon.

Von Cramon komentoi edhe situatën e krijuar në Ballkan nga lufta në Ukrainë.

Ajo shtoi se shoqëria kosovare është një shoqëri e traumatizuar dhe është më e prekur nga lufta që po ndodh në Ukrainë.

“Sigurisht që agresioni i tmerrshëm rus ndaj Ukrainës po trondit gjithë kontinentin, vendet e Ballkanit Perëndimor janë gjithashtu të prekur nga rritja e çmimeve të energjisë, nga rrënimi i ekonomisë, nga kërcënimet e sigurisë. Kosova është një shoqëri e traumatizuar, e kuptoj pse njerëzit këtu janë shumë më të prekur, shumë më nervozë kur shohin fotografitë e grave që ikin, fëmijët janë të prekur, njerëzit i bashkohen ushtrisë, mbrojtja territoriale, që ka të bëjë shumë me rajonin dhe me një vend siç është Kosova, kështu që unë shoh se po ndodh shumë në aspektin e ndikimit financiar, në aspektin e efekteve shoqërore dhe ne duhet të qëndrojmë në solidaritet. Ne kemi nevojë nga secili shtet këtu për një angazhim të qartë se ku do të qëndrojnë, përfshirë Serbinë”, ka thënë Von Cramon.

Ajo gjithashtu komentoi edhe qeverinë e re serbe, duke theksuar se pavarësisht krijimit të qeverisë së re në Beograd, Aleksandar Vuçiq është ai që merr të gjitha vendimet dhe sundon mbarë vendin.

Ajo pretendon se ish-ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, është qartazi një kukull pro Putinit.

“Ne do të shohim, në fund është Aleksandar Vuçiq ai që merr vendimet, ai është duke qeverisur vendin. Aleksandar Vulin ishte qartazi një kukull pro Putinit, më sulmonte vazhdimisht, por a mund ta merrni seriozisht?”, pohon ajo.

Ajo gjithashtu apti një mesash për qytetarët e Ballkani perëndimor, duke potencuar se shtetet e Ballkanit duhet të ndjekin rrugën evropiane.

“Për këtë dimër mendoj se të gjithë po vuajmë, të gjithë do të vuajmë, çmimet e energjisë janë të larta, por mos u dorëzo, për mua kjo është e rëndësishme dhe jam shumë krenar që Ballkani Perëndimor mori rrugën, ata duan të bëhen një anëtar dhe ne si miq të Ballkanit Perëndimor do t’ju mbështesim në këtë përpjekje”, ka thënë Von Cramon për The Geopost.

Von Cramon: Propozimi franko-gjerman për dialogun, është kompromis i pranueshëm për palët

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika