Von Cramon reagon pas marrëveshjes: Më vjen mirë të dëgjoj se një marrëveshje është arritur

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë se shpreson që zbatimi i shpejtë i kësaj marrëveshje të çojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave dhe të afrojë me marrëveshjen përfundimtare të normalizimit

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola Von Cremon

Pas njoftimit të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Viola Von Cramon ka thënë se i vjen mirë të dëgjoj se një marrëveshje është arritur nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian me mbështetjen e qartë të Josep Borrell.

“Shpresojmë që zbatimi i shpejtë të çojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave dhe të na afrojë me marrëveshjen përfundimtare të normalizimit”, u shpreh Cremon.

Ndërkaq, sipas Borrell ky vendim është një zgjidhje evropiane, dhe i ka përgëzuar të dy liderët e shteteve për marrjen e vendimit dhe udhëheqjen e tyre.

“Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane. Ne i përgëzojmë të dy liderët për këtë vendim dhe udhëheqjen e tyre”, ka shkruar tutje Borrell, në rrjetin social Twitter.

Borrell: Kemi marrëveshje, Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika