Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se duhet punuar edhe më shumë për hapat e mëtejshëm që të arrihet në një pikë ku shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të binden për heqjen e masave ndaj Kosovës.
Von Der Layn tha në një konferencë për media se bashkë me udhëheqësit e Kosovës janë të përkushtuar për t’i arritur këto qëllime. Tutje ajo ka vlerësuar si hap pozitiv hapjen e Merdarit për kalimin e mallrave serbe.
“Është shumë e rëndësishme të punojmë së bashku, dhe ne kemi mirëpritur hapjen e kufirit dhe avancimin në CEFTA dhe pas kësaj duhet të punojmë për hapa të mëtejshëm që të arrijmë në një pikë ku mund të hiqen masat dhe kjo do të ndihmojë të binden shtetet anëtare – pasi siç e dini të gjitha shtetet anëtare duhet të jenë dakord për heqjen e masave. Ne të dyja (Von der Leyen & Osmani) jemi të përkushtuara të gjejmë hapat e nevojshëm për të arritur këto qëllime. E rëndësishme ta shohim Kosovën si partneren tonë dhe ta bëjmë të mundur rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka thënë ajo.
Sukses të madh, Von der Leyen e ka konsideruar edhe heqjen e vizave për Kosovën, gjë e cila tregon “sa shumë mund të arrijmë kur punojmë bashkë”.
“Kosova ka pasur një sukses të madh, heqjen e vizave. Kjo tregon sa shumë mund të arrijmë kur punojmë bashkë. E di që vitet e fundit, Kosova ka punuar shumë për të forcuar sundimin e ligjit. Ne mandatin tim të dytë zgjerimi i BE-së do të jetë në krye të agjendës, do të punojmë shumë ngushtë së bashku. Plani i rritjes është i planifikuar që ti sjellë vendet e rajonit më afër me tregun tonë të përbashkët. Kosova ka bërë një punë të shkëlqyeshme në këtë agjendë”, stoi ajo.
Kosova është nën masat e BE-së që nga qershori i vitit të kaluar pas trazirave në veri me kryetarët shqiptarë – për të cilën ndërkombëtarët fajësuan Qeverinë Kurti se nuk ndërmori hapa për ta shtensionuar situatën.