Von der Leyen: Agresioni i Rusisë është një kërcënim për sigurinë e Evropës

Presidentja e Komisionit Evropian ka folur për agresionin rus kundër Ukrainës duke thënë se do të jetë një dështim strategjik

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian

Në një konferencë gjeopolitike në New Delhi, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dhënë një fjalim në ”Raisina Dialogue”, në të cilin ka folur rreth agresionit të Rusisë në Ukrainë, duke e cilësuar si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Evropës dhe një dështim strategjik i Rusisë.

Leyen thotë se kjo është arsyeja pse i kanë vendosur Rusisë sanksione për të ndihmuar Ukrainën të luftojë për lirinë e saj.

”Në Evropë, ne e shohim agresionin e Rusisë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë. Ne do të sigurohemi që agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar kundër Ukrainës do të jetë një dështim strategjik. Kjo është arsyeja pse ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar Ukrainën të luftojë për lirinë e saj dhe për këtë shkak vendosëm menjëherë sanksione masive, të mprehta dhe efektive’’, tha në fjalimin e saj, Leyen.

Gjithashtu, ajo u bën thirrje edhe vendeve tjera anëtare të bashkësisë ndërkombëtare të mbështesin përpjekjet e tyre për paqe të qëndrueshme, pasi duhet marrë parasysh se miqësia mes Rusisë dhe Kinës është mjaft e rrezikshme për Evropën dhe Azinë, pas pushtimit të Ukrainës.

”Dhe ne u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare të mbështesin përpjekjet tona për paqe të qëndrueshme. Dhe nëse marrim parasysh se çfarë do të thotë, për Evropën dhe Azinë, se Rusia dhe Kina kanë krijuar një pakt në dukje të pakufizuar. Ata kanë deklaruar se miqësia mes tyre nuk ka ‘kufi’; se nuk ka ‘fusha të ndaluara të bashkëpunimit’; kjo ishte në shkurt të këtij viti. Dhe më pas, pasoi pushtimi i Ukrainës’’, ka shtuar presidentja e KE-së.

pamje nga lufta e Rusisë në Ukrainë, Bucha

Sipas saj, vendimet e Bashkimit Evropian janë përgjigje ndaj agresionit të Rusisë.

”Vendimet tona do të formojnë dekadat që do të vijnë. Përgjigja ndaj agresionit të Rusisë sot do të vendosë të ardhmen e sistemit ndërkombëtar dhe të ekonomisë botërore”, vijon ajo.

Shefja e KE-së thekson se pamjet që vijnë krimet e kryera nga Kremlini kanë tronditur mbarë botën.

“Pamjet që vijnë nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës kanë tronditur mbarë botën. Dy javë më parë, vizitova Buchan, e cila u shkatërrua nga trupat ruse, derisa u tërhoqën nga veriu i Ukrainës. Pashë me sytë e mi trupa në tokë. Pashë varrezat masive. Kam dëgjuar të mbijetuarit e krimeve mizore që kanë kryer ushtarët e Kremlinit. Pashë shkolla, shtëpi dhe spitale të bombarduara. Këto janë shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare”, përfundon von der Leyen.

Vendimet tona, në këto ditë, do të formojnë dekadat që do të vijnë. Përgjigja jonë ndaj agresionit të Rusisë, sot do të vendosë të ardhmen e sistemit ndërkombëtar dhe të ekonomisë globale.

Gjatë fjalimit, presidentja e Komisionit ka folur edhe për të ardhmen e sistemit ndërkombëtar dhe të ekonomisë globale, pasojat që kanë pësuar vendet e goditura nga dy vjet të pandemisë COVID-19, si dhe forcimin e marrëdhënieve të Bashkimit Evropian me vendet e forta botërore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika