Von der Leyen: Duhet të rrisim shpenzimet për mbrojtjen e të përgatitemi për më të keqen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar rëndësinë e rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen dhe përgatitjeve për sfidat e mundshme në të ardhmen.

Pas përfundimit të samitit të liderëve evropianë në Londër, ajo ka deklaruar se Evropa duhet të jetë e gatshme për çdo skenar.

“Tani është me rëndësi të madhe që të rrisim shpenzimet… është e rëndësishme që të përgatitemi për më të keqen”, ka thënë ajo për BBC.

Von der Leyen ka theksuar se gjatë takimit u diskutua nevoja për garanci të fuqishme të sigurisë, me fokus në forcimin e pozitës së Ukrainës dhe sigurimin që ajo të ketë mjetet e nevojshme për t’u mbrojtur.

Ajo ka dërguar edhe një mesazh për presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke nënvizuar përkushtimin e Evropës ndaj vlerave demokratike dhe sigurisë globale.

“Ne jemi të gatshëm, së bashku me ju, për të mbrojtur demokracinë, për të mbrojtur parimin se ekziston një shtet ligjor dhe që nuk mund të pushtosh fqinjin tënd apo të ndryshosh kufijtë me forcë,” ka deklaruar ajo.

Von der Leyen gjithashtu ka theksuar se është në interesin e përbashkët të Evropës dhe botës që të parandalohen konfliktet e ardhshme.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika