Von der Leyen: Kosova e Serbia të kthehen në tryezë, dialogu e vetmja mënyrë për të ardhmen

Kthimi në tryezën e dialogut është mënyra e vetme që Kosova e Serbia mund të arrijnë t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Kthimi në tryezën e dialogut është mënyra e vetme që Kosova e Serbia mund të arrijnë t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një konference për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, përpara mbajtjes së Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Ajo në këtë mënyrë i është përgjigjur pyetjes se çfarë pritet të ndodhë me Marrëveshjen e Ohrit, sidomos pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Marrëveshja e Ohrit është ajo që u arrit në shkurt dhe në mars janë baza, themele për pajtimin përmes dialogut. Është e rëndësishme që Kosova e Serbia të kthehen në tryezë për të normalizuar marrëdhënien e tyre, dhe kjo është e vetmja e mënyrë. Sepse dialogu është rruga e duhur për të ardhmen, sepse Kosova e Serbia do të jenë pjesë e BE-së”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika