Von der Leyen: Kosova ta pranojë asociacionin, Serbia njohjen de facto

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, u prit nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Në konferencë për media pas takimit me Presidenten, Von Der Leyen, ripërsëriti kërkesën e BE-së se Kosova të pranojë draftin për asociacionin, kurse Serbia duhet të pranojë një njohje de facto. Draftin e propozuar nga pesëshja e konfirmoi se e ka lexuar presidentja Vjosa Osmani, por që tha se nuk mund ta vlerësojë a është në përputhje me Kushtetutën pa u trajtuar nga Gjykata Kushtetuese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen 30 tetor 2023, Prishtinë

Me buzëqeshje e disponim të mirë u prit në hyrje të Presidencës, shtrënguan duart e u nisën për në sallën e takimit.

Me Presidenten e Komisionit Evropian Presidentja Osmani, sipas njoftimit temë diskutimi e kishin bashkëpunimin dypalësh dhe prezantimin më në detaje të Planit për Rritje të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Por në takimin që zgjati më shumë se 30 minuta, sikur pritej, këto nuk ishin temat e vetme të diskutimit.

Megjithatë në konferencën për media Ursula Von der Leyen fjalimin e nisi duke prezantuar planin katër pikësh që sipas saj është parapërgatitje ekonomike për pesëshen e Ballkanit që synon t’i bashkohet familjes evropiane.

Përkundër se bëhej fjalë për ekonominë, prapë u përmend ndërlidhja me procesin e dialogut.

“Të gjitha këto suksese arrihen vetëm nëse Kosova dhe Serbia normalizojnë marrëdhëniet e tyre. Kosova duhet të pranojë draftin për Asociacionin, kurse Serbia duhet të pranojë një njohje de facto dhe dialogu i BE-së është i angazhuar në bisedime. Kjo është mënyra e vetme për të shkuar para”, ka thënë der Leyen.

Nga përfaqësuesja evropiane gazetarët disa herë tentuan të marrin një përgjigje se kur do t’i hiqen masat ekonomike Kosovës nga Bashkimi Evropian, por në çdo tentativë Von Der Leyen iu shmang përgjigjes së prerë duke thënë se edhe kjo çështje ishte temë diskutimi përgjatë takimit.

Që masat të hiqen, kërkoi presidentja Vjosa Osmani, pasi sipas saj, Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat që kanë paraqitur nga ndërmjetësuesit.

Pikërisht nga ndërmjetësuesit më 21 tetor u propozua edhe një draft-statut për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këtë propozim Presidentja thotë se e ka lexuar por nuk mund të ngutet e ta cilësojë nëse i njëjti, është në  përputhje me Kushtetutën.

“Natyrisht që e kam lexuar jo vetëm lexuar por analizuar me vëmendje të thellë gjerë e gjatë mirëpo vlerësimet e mija do t’i japë edhe me shkrim në momentin që ndodhin hapat e paraparë. Nëse kemi proces nënshkrimi dhe nëse shkon ky draft-statut në Gjykatën Kushtetuese si Presidente do t’i dërgojë të gjitha komentet me shkrim se cilat  pjesë të atij drafti vlerësoj si Presidente si Institucion duhet të sqarohen”, ka thënë presidentja Vjosa Osmani.

Pas takimit me Osmanin Von Der Leyen i’u drejtua Zyrës së Kryeministrit, ku për dallim me takimin e parë, pas bisedës me kryeministrin Albin Kurti nuk pati konferencë për media.

Pas Kosovës presidentja e Komisionit Evropian do të vizitojë Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën, ndërsa para ardhjes në Prishtinë ajo qëndroi për vizitë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, 30 tetor 2023, Prishtinë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika