Von der Leyen: Maqedonia e Veriut të respektojë Marrëveshjen e Prespës

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut si hapa kyçë për integrimin e plotë të vendit në Bashkimin Europian. Komentet e saj vinë në një kohë kur presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka marrë detyrën pa përmendur emrin kushtetues në betimin e saj, duke shkaktuar reagime në skenën politike.

Von der Leyen ka vënë në dukje se për të siguruar një rrugë të suksesshme drejt anëtarësimit në BE, Maqedonia e Veriut duhet të demonstrojë angazhim të plotë ndaj reformave të brendshme dhe të respektojë marrëveshjet e saj, duke përfshirë Marrëveshjen historike të Prespës.

Ky qëndrim vjen si një kujtesë për vendin që të qëndrojë i përkushtuar ndaj objektivave të përbashkëta europiane dhe të mbajë kursin e tij reformues për të ardhmen.

“Që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme për anëtarësimin në BE, është thelbësore që vendi të vazhdojë në rrugën e reformave dhe respektimin e plotë të marrëveshjeve të saj detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës.”, shkroi Ursula von der Leyen./klanmk

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika