Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka deklaruar se po punojnë që Ballkanin Perëndimor ta sjellin më afër Bashkimit Evropian.
Në konferencën përmbyllëse të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, von der Leyen ka folur mbi konfliktin midis Izraelit dhe Palestinën, teksa shton se nuk mund të ketë justifikim për brutalitetin e Hamasit dhe aktet e terrorit.
Veprimet e këtij të fundit, ajo i cilësoi si mizore dhe i dënoi fuqimisht – duke theksuar se Izraeli ka të drejtën e mbrojtjes.
Po ashtu, von der Leyen thekson nevojën për ndihma humanitare për palestinezët në Gaza.
“Ata nuk mund të paguajnë çmimin për barbarizmin e Hamasit”.
Ndërkaq sa i përket Ballkanit Perëndimor, ajo thotë se duhet rritur dhe dyfishuar potenciali dhe ekonomia.
“Ne duhet t’i afrojmë edhe më shumë ekonomitë tona. Dhe përshpejtoni reformat e nevojshme për anëtarësim”.
“Faleminderit Edi dhe Olaf për shkëmbimet e rëndësishme dhe samitin e mbajtur sot. Ka shumë gjëra për t’u bërë. Duhet ta sjellim ekonominë më afër dhe duhet t’i shpejtojmë reformat. Plani i ri i zmadhimit sjell Ballkanin Perëndimor në një treg të përbashkët. Kjo mund të rrisë edhe GDP-në e ekonomisë në Ballkanin Perëndimor. Këto reforma do ta sjellin Kosovën më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë ajo.