Von Der Leyen: Ukraina e ka mbështetjen tonë të pakushtëzuar

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Ukraina ka mbështetje të pakushtëzuar nga blloku, dhe se vendi duhet të mbizotërojë kundër sulmeve ruse për të mbrojtur vlerat evropiane

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përpara një samiti BE-Ukrainë që do të zhvillohet javën e ardhshme, ka deklaruar se Kievi e ka mbështetjen e pakushtëzuar të Bashkimit Evropian.

“Ne qëndrojmë në krah të Ukrainës pa asnjë nëse dhe por”, ka thënë von der Leyen në një fjalim më 28 janar në qytetin Duseldorf të Gjermanisë.

Ukraina “po lufton për vlerat tona të përbashkëta, po lufton për respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe për parimet e demokracisë dhe kjo është arsyeja pse Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë”, ka thënë tutje ajo.

Po ashtu, von der Leyen dhe kolegët e saj komisionerë të Bashkimit Evropian planifikojnë një samit BE-Ukrainë më 3 shkurt.

Të premten e 27 janarit, Këshilli i Bashkimit Evropian ka vazhduar edhe për gjashtë muaj sanksionet për sektorë të caktuar të ekonomisë ruse, deri më 31 korrik.

Sanksionet përfshijnë kufizime në tregti, financa, teknologji, industri, transport dhe mallra luksoze; ndalimin e importit ose transportit nga deti të naftës bruto dhe produkteve të caktuara të naftës nga Rusia në Bashkimin Evropian; anulimin e rrjetit të transaksioneve SWIFT për disa banka ruse; si dhe pezullimin e transmetimeve të përmbajtjeve të caktuara nga Rusia.

Që nga 24 shkurti, BE-ja ka miratuar një varg pakosh të ashpra sanksionesh, si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika