Von der Leyen vlerëson përparimin e Ukrainës drejt integrimit në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Ukraina ka bërë "përparim të shkëlqyer" në procesin e integrimi drejt BE-së, duke theksuar reformat përfshirë ato në sistemin gjyqësor. BE-ja pritet të nxjerrë një raport të progresit për Ukrainën dhe nëse kushtet janë të përmbushura, bisedimet për anëtarësim mund të fillojnë në dhjetor

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të shtunën se Ukraina ka bërë “përparim të shkëlqyer” në procesin e integrimit drejt BE-së, disa ditë përpara një raporti të rëndësishëm të BE-së lidhur me shanset e Kievit për anëtarësim.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin Volodymyr Zelenskiy, gjatë një vizite në Kiev, ajo tha se Ukraina kishte shënuar arritje të konsiderueshme, pavarësisht luftës me Rusinë, duke theksuar reformat në gjyqësor.

“E di që jeni në procesin e përfundimit të reformave të thella. Nëse kjo realizohet dhe unë kam besim që do të ndodhë, Ukraina mund të arrijë objektivin e saj ambicioz për të kaluar në fazën tjetër në procesin e pranimit.”

BE-ja pritet të nxjerrë të mërkurën raportin e progresit për Ukrainën që vlerëson përmbushjen e kritereve të ndryshme ekonomike, ligjore dhe të tjera, të nevojshme për t’u hapur rrugën bisedimeve për anëtarësim në dhjetor.

Ukraina, e cila bëri kërkesën për anëtarësim në BE, disa ditë pasi filloi agresioni i Rusisë në shkurt 2022, e sheh hyrjen në bllok, si një përparësi kryesore.

Presidenti Zelenskiy tha se qeveria ukrainase ka ndërmarrë të gjithë hapat e kërkuar për të plotësuar kushtet, duke premtuar se vendi do të vazhdojë reformat.

Ai theksoi përpjekjet për të luftuar korrupsionin, përmirësuar transparencën dhe për të ulur ndikimin e oligarkëve në ekonomi, shkruan VOA.

“Kjo vizitë vjen në një moment historik … kur ne presim një vendim politik për Ukrainën. Ky vendim do të ketë një ndikim thelbësor jo vetëm për Ukrainën por për të gjithë Evropën,” tha zoti Zelenskiy. “Ukraina nuk do të ndalet… Reformat do të vazhdojnë.”

27 anëtarët e BE-së do të vendosin në një takim të nivelit të lartë nëse do të hapin negociatat për anëtarësim me Kievin.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika