Vonesa në numërimin e votave – 11 vendvotime ende të paprocesuara

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit ende nuk ka përfunduar, ndërsa mbi 99 për qind e votave janë tashmë të numëruara.

Aktualisht, mbeten pa u procesuar rezultatet nga 11 vendvotime nga gjithsej 2533 të tilla – teksa uebfaqja e KQZ-së që nga nisja e procesit të numërimit ka pasur probleme teknike.

Nisin hetimet për faqen e KQZ-së, kompania konfirmon se kishte sulme

Gjilani është komuna me më shumë vendvotime të paprocesuara, me katër të tilla, ndërsa Klinë dhe Prizren kanë nga dy secila. Deçani, Leposaviqi dhe Peja kanë secila nga një vendvotim ende të paprocesuar.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pas numërimit të 2522 vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.86% të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.04%. Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta me 17.62%, ndërsa koalicioni AAK-Nisma ka siguruar 7.45%.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës – të cilat ende nuk janë numëruar.

Ndërkohë, Demokracia në Veprim (DnV) ka shprehur shqetësimin e saj për vonesat në procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Organizata ka kritikuar faktin se KQZ ka nisur numërimin vetëm në katër komuna (Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh) duke e cilësuar këtë si një veprim të pamjaftueshëm.

Ndërkaq gjatë së martës KQZ-ja njoftuar se në komunat e tjera, numërimi planifikohet të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative.

DnV: Vonesat në numërimin e votave për kandidatët për deputet të papranueshme

DnV ka theksuar se, sipas rregullave, numërimi i votave për kandidatët duhej të kishte nisur të hënën në të gjitha 38 qendrat komunale të numërimit.

“Andaj, procesi i numërimit të votave për kandidatët duhej të kishte filluar dje, të hënën në orën 08:00 të mëngjesit në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN). Megjithatë, për shkak të atyre që KQZ-ja i konsideron “probleme teknike dhe administrative”, ky proces ende nuk ka nisur deri në këtë moment. Vetëm sot, KQZ ka njoftuar se procesi do të fillojë në orën 16:00, por vetëm në katër komuna. Ky veprim është një improvizim që krijon përshtypjen se situata është nën kontroll, kur në fakt realiteti është ndryshe.

Demokracia në Veprim i bën thirrje KQZ-së që pa vonesa dhe në mënyrë transparente të ndajë informacione për ecurinë e procesit të numërimit në QKN dhe pranimin e fletëvotimeve nga jashtë përmes postës. Gjithashtu, kërkojmë që KQZ-ja të angazhohet më intensivisht me të gjitha kapacitetet e saj, në mënyrë që të mos tejkalohen afatet ligjore dhe të mos krijohen vonesa që mund të ndikojnë në certifikimin e rezultateve”, thuhet në reagimin e DnV gjatë së martës.

Shija e redaktorit

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort...

Brigjet e Shëngjinit së shpejti do të mirëpresin një nga investimet më madhore në historinë e turizmit shqiptar. Një projekt ambicioz, që hap shtigje...

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Të fundit nga rubrika