Vonesa në rrugën që lidh lagjen “Arbëria” me rrethrrotullimin e “Lakrishtës”

Punimet në njërin nga dy segmentet e rrugës që lidh lagjen Arbëria me rrethin në “Lakrishtë” kanë nisur më 25 nëntor 2022, mirëpo ato nuk kanë përfunduar 90 ditëve pune, ashtu siç kishte premtuar kryetari i Prishtinës Përparim Rama. Tash kur kanë kaluar mbi 170 ditë pune kalendarike punimet nuk janë as afër përfundimit, për çka Drejtori për Investime Kapitale thotë se kanë hasur në probleme teknike dhe telashe me rrjetin nëntokësor. Premtimet me afate të shkurta kohore, sipas opozitës, po shndërrohen në mjet për të krijuar bindjen se po punohet shumë

Vonesa në rrugën që lidh lagjen “Arbëria” me rrethrrotullimin e “Lakrishtës”

Fillimi i punës në gjysmën e rrugës që lidh rrethrrotullimin e lagjes “Arbëria” me me atë në “Lakrishtë”, ishte konsideruar më i rëndësishmi në dekadën e fundit.

Projekti në unazën e brendshme në kryqytet kishte nisur më 25 nëntor të vitit kaluar, datë kur ishin dhënë edhe afate për përfundim.

“Pretendojmë me e kry përbernda 90 ditëve, pra 90 ditë pune, tash jemi në fund të nëntorit kështu që me siguri që do të kemi pak problem me kohën”, kishte thënë Rama.

Kryetari Rama kishte qenë i saktë në parashikimin e problemeve, por jo edhe në afatin e përfundimit të punimeve.

Kanë kaluar mbi 170 ditë punë kalendarike, ndërsa projekti nuk është as për së afërmi drejt fundit. Në terren ka makineri të rënda të punës, por intensiteti i punës sot është shumë i ulët

Se ka pasur vonesa në këtë projekt e pranon edhe vetë Drejtori për Investime Kapitale.

Krenar Xhaferi thotë se punët kanë nisur pas dimrit, më 15 mars dhe kanë hasur në probleme teknike.

“Tani kemi filluar punimet, dhe unë besoj që duke respketuar planin dinamik ne do ta përmbyllim këtë pjesën tjetër të projektit. Pra në komplet pjesën e parë kur kemi filluar ka dalë shumë ujëra nëntokësore, ka qenë frika se a mund të ztabiilizohet pjesa e trupit të rrugës me projektin ekzistues”, ka thënë Xhaferi.

Sipas Xhaferit projekti është në rrugë të mirë, derisa thotë se nëse kontraktori nuk i respekton planet dinamike nuk çka të diskutohet me të.

Sipas tij projekti për rrugën e gjatë 700 metra në vlerë mbi 1.1 milionë euro, me pesë ditë pune brenda javës, ndoshta përfundon brenda 2-3 muajve.

Zotimet për afate të tilla për përfundim të projekteve i kritikon opozita, e cila e cilëson si strategji për të krijuar pompozitet dhe përshtypje se po punohet shumë.

“Ne kërkojmë nga pushteti që zotimet kur t’i japin karshi qytetarëve përë 90 ditë të jenë më korrekt, t’i përcjellë punimet dhe nëse kompanitë nuk i respektojnë afatet e duhura t’i vendos në listë të zezë dhe t’i dënoj. Ne akoma nuk e kemi asnjë kompani që është futur në listë të zezë ose i janë ndërprerë punimet për shkak të vonesave”, ka thënë Zeka.

Pjesa e dytë e kësaj rruge që plotëson lidhjen “Arbëri” – “Lakrishtes”, sipas Xhaferit, do të tenderohet ditëve në vazhdim dhe do të kushtojë rreth 1.6 milionë euro.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika