Vonesat në pagesa për regjistruesit dhe mbikëqyrësit, ASK njofton se kur do të procedohen pagat

Përfundimi i procesit të regjistrimit të popullsisë është shoqëruar me një situatë të papritur: vonesa në pagesat për regjistruesit dhe mbikëqyrësit e këtij projekti.

Foto ilustruese

Ndonëse procesi i regjistrimit të popullsisë ka përfunduar rreth tri javë më parë, Agjencia Statistikave ua ka vonuar pagesat regjistruesve dhe mbikëqyrësve që kanë punuar në këtë projekt.

Kështu të paktën disa nga regjistruesit dhe mbikëqyrësit nga disa regjione te Kosovës janë ankuar te Dukagjini.

Për këtë, Dukagjini ka kontaktuar me shefin e ASK-së, Avni Kastratin, cili ka njoftuar se pagesat do të procedohen javën e ardhshme.

“Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton mbikëqyrësit dhe regjistruesit se pagesat për periudhën e angazhimit të tyre për punën në terren do të fillojnë javën e ardhshme. Bazuar në procedurat e zakonshme dhe angazhimin maksimal të stafit të ASK-së për pagesat e shumta dhe të ndryshme për Mbikëqyrës e Regjistrues, pagesat do të fillojnë të bëhen nga data 17 qershor 2024, dhe para fundit të muajit qershor do të procedohen për pagesë për të gjithë të angazhuarit.”

Kujtojmë se procesi i regjistrimit kishte filluar më 5 prill dhe ka mbaruar më 24 maj, e që, sipas ASK-së, Kosova pritet t’i ketë 1.6 milion banorë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika