Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur procesin e publikimit të rezultateve të votave me postë, të cilat po numërohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.
Deri më tani, pas numërimit të 8.51% të këtyre votave, Lëvizja Vetëvendosje kryeson garën me një përqindje të vogël përpara Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas të dhënave të deritanishme të KQZ-së, Vetëvendosje ka marrë 1,293 vota, ose 45.79% të votave me postë. Lidhja Demokratike e Kosovës ndodhet në vendin e dytë me 1,010 vota, që përbën 35.76% të votave të numëruara.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) renditet e treta me 11.86% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar deri më tani vetëm 98 vota, që përbëjnë 3.47% të totalit.
