Votat për deputetë numërohen në gjashtë komuna

Pas Hanit të Elezit, Shtërpcës, Parteshit, Ranillugut, Junikut, edhe në Kllokot ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët për deputetë në qendrën komunale të numërimit, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtunën, raporton RTK.

Ndërkohë, ky proces është duke vazhduar në 28 komuna të tjera,

Në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mamushë ende nuk ka filluar numërimi.

Në qendra komunale të numërimit do të bëhet edhe verifikimi i votave për subjektet politike.

Nga KQZ-ja është paralajmëruar se numërimi i votave nuk do të përfundojë së paku edhe 10 ditë.

Ky proces është shoqëruar me shumë probleme që nga dita kur përfunduan zgjedhjet. Gjatë këtij procesi, komisionerët e KQZ janë ballafaquar me probleme të vazhdueshme me sistemin e regjistrimit të rezultateve.

Kryetari i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se po presin raportin e institucioneve të sigurisë për të kuptuar më shumë rreth asaj që ka ndodhur me sistemin e KQZ-së.

Shija e redaktorit

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Të fundit nga rubrika