Votohen tri marrëveshje ndërkombëtare

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar tri marrëveshje ndërkombëtare në seancën e sotme

Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e së mërkurës së 11 majit, kanë votuar tri marrëveshje ndërkombëtare.

Me 86 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë paraqitjes së projektligjit ka thënë se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në çështjet juridike dhe çështjet tregtare dhe civile ne mes te dy vendeve.

“Kjo marrëveshje zbatohet për çështjet që përfshin procedurat lidhur me gjendjen civile në marrëdhënie, çështjet e pronësisë për personat të personave fizik por po ashtu edhe të personave juridik”, ka thënë ajo.

Haxhiu - deputetëve: Thoni hapur qëndrimet për martesat e gjinisë së njëjtë, Kuvendi s'është pazar - Sinjali

Pos këtij projektligji është miratuar edhe ai për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë.

Me 85 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar këtë projektligj.

Ministri Hajrulla Çeku i ngarkuar të paraqesë projektligjin para deputetëve, ka thënë se marrëveshja për Bankë Evropiane për investime kap vlerën prej 19.8 milionë eurosh.

Sipas tij, objektivi i këtij projekti është ndërtimi i një rrjeti të integruar të kanalizimeve që përfshin ndërhyrje si, ndërtimi i kanalzimive të reja, përmirësimi dhe zëvendësimi i kanalizimeve ekzistuese dhe ndërtimi i përçuesve përgjatë brigjeve të lumenjeve që të transformohet kanalizimi në ujësjellës.

“Këto ndërhyrje do të shërbejnë në krijimin e mundësisë për kontrollimin e ndotjes së shkaktuar nga shkarkime të patrajtuara e papërpunuara të ujërave të zeza”, ka thënë Çeku.

Çeku thotë se me 9 qershor do të përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit - Sinjali

Lidhur me këtë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se me votën e tyre do ta bëjnë të mundshme që kjo marrëveshje të kalojë dhe qytetarët e Mitrovicës të përfitojnë nga kjo marrëveshje.

Po ashtu, është ratifikuar edhe projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë.

Me 86 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar këtë projektligj.

Ministri Hajrulla Çeku, i ngarkuar për prezantimin e projektligjit, ka thënë se marrëveshja kap vlerën prej 13.5 milionë eurosh.

“Në kuadër të këtij projekti është miratuar edhe një grant nga korniza e investimeve të Ballkanit Perëndimor në vlerë deri në 5 milionë euro”.

“Objektivi i kësaj marrëveshje është ndërtimi i një impianti të ri të trajtimit të ujërave të zeza dhe rehabilitimi dhe zgjerimi i ujërave të zeza në rajonin e Mitrovicës dhe atë të Vushtrrisë. Projekti do të ofrojë shërbime të trajtimit të ujërvae të zeza për rreth 123 mijë banorë në rajonin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë dhe në zonat përreth. Kohëzgjatja e kredisë është 15 vjet, tarifa e zotimit është 0.5 për qind për vit”, shtoi ministri.

Ndërkaq, gjatë seancës nuk ka kaluar edhe projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”.

Me 63 vota pro, 24  kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të kalojë këtë projektligj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika