Votohet në parim projektligji për masat e përkohshme të produkteve bazë

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, me 63 vota për është votuar në parim projektligji për masat e përkohshme për produktet themelore

Kuvendi i Kosovës





Me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është votuar në parim projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg  në seancën e 27 tetorit në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq, opozita ka kundërshtuar këtë projektligj.

Ferat Shala nga radhët e PDK-së, ka thënë se jo vetëm që do e kundërshtojnë, por madje mund ta ankimojnë edhe në procese gjyqësore pasi siç thotë ai është anti-kushtetues.

“Ne edhe në seancat e kaluara kemi treguar që jemi kundër këtij projektligji, për mënyrën si është trajtuar, është një projektligj anti-kushtetutes”.

Po ashtu edhe Mërgim Lushtaku nga radhët e PDK-së, ka thënë se “veç pse janë 63 deputetë e ka numra për votim, nuk do të thotë që këto projektligje janë të mira, kjo është arroganca e numrave”.

Ndërkaq me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është votuar në parim edhe projektligji për mbështetjen e punëve publike.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika