Voton kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Zveçanit, Ilir Peci

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka votuar në njërën nga qendrat e votimit në këtë komunë. Si ka thënë se procesi zgjedhor po shkon mirë dhe se i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të votojnë e ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre

Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ilir Peci, për kryetar të Komunën e Zveçanit, është deklaruar pasi ka votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore të Kosovës.

“Edhe unë dola ta kryej obligimin tim si të gjithë qytetarët. Shpresoj që çdo gjë të përfundojë me rregull. Për fillim po shkon çdo gjë në rregull, ta shohim tash”, ka deklaruar Peci.

Ai ka thënë se është në kontakt të vazhdueshme me Policinë e Kosovës dhe me vëzhguesit nëpër qendrat e votim, që sipas tij, gjithçka është në rregull.

“Qytetarët shqiptarë presim që të dalin[të votojnë]. Ta shohimi…”, ka përfunduar Peci, duke mos pasur shpresa që serbët lokalë mund të dalin të votojnë.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika