Kandidatja e pavarur dhe e vetme serbe për kryetare të Zveçanit, Sllgjana Pantoviq, ka votuar në orët e para të mëngjesit në qendrën e votimit, e cila gjendet krejt pranë Stacionit të Policisë në komunën e Zveçanit.
Pas votimit, ajo deklaroi se pret ndryshime në këto zgjedhje, sepse deri tash gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.
Pantoviq i ka falënderuar të gjithë ata që dalin për ta shfrytëzuar të drejtën e votës raporton KP, përcjellë Dukagjini.