Vozit me shpejtësi prej 137km/h në zonën 80 km/h, gjobitet me 300 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka ndaluar një veturë, e cila ishte duke vozitur me shpejtësi prej 137 km/h, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 80 km/h

Ilustrim

Gjatë kësaj të shtune, Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, ka identifikuar një veturë, e cila ishte duke vozitur me shpejtësi prej 137 km/h, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h.

“Gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Stanovc, gjatë matjes së shpejtësisë me radar, ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 137 km/h, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Tutje, thuhet se ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 300 euro, tri pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre muajsh.

Mes tjerash, Policia ka theksuar se do të vazhdojë të marrë masa ndëshkimore ndaj të gjithë kundërvajtësve, të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika