​“Vrapo Babadimër”, do të ndihmohen 250 familje me nevoja për fundvit

Rreth 3 mijë e 500 qytetarë të veshur si babadimra kanë vrapuar sot përgjatë edicionit të tetë “Vrapo Babadimër” me moton “Bëhu Babadimër, jepi buzëqeshje një familjeje”, si rezultat i së cilës do të ndihmohen 250 familje në nevojë dhe reparti i hematologjisë pediatrike

Rreth 3.500 qytetarë të veshur si babadimra kanë vrapuar sot përgjatë edicionit të tetë “Vrapo Babadimër” me moton “Bëhu Babadimër, jepi buzëqeshje një familjeje”, si rezultat i së cilës do të ndihmohen 250 familje në nevojë dhe reparti i hematologjisë pediatrike.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se përmes kësaj iniciative me karakter humanitar do të ndihmohen 250 familje me nevoja në Kosovë dhe reparti i hematologjisë në pediatri për festat e fundvitit.

“Nëpërmjet këtij aktiviteti do t’i ndihmojmë 250 familje në nevojë, po ashtu edhe repartin e hematologjisë në pediatri… Janë të organizuara të gjitha nevojat që i kanë këto 250 familje. Do të ketë gjëra të ndryshme si pjesë, mos ta quaj dhuratë, por një ndihmë që do t’iu zgjatë për një periudhë më të gjatë kohore, jo vetëm për festat e fundvitit. Ka ndihma të ndryshme, të cilat bëhen si pjesë e kësaj “pakoje” që do t’i ndihmojë në aspektin monetar dhe atë të nevojave të veçanta që kanë secila prej këtyre familjeve,” tha Rama për KP.

Themeluesi dhe organizatori i aktivitetit “Vrapo Babadimër” Jusuf Islami tha se përmes këtij aktiviteti të sotëm do të ndihmohen familje në nevoja dhe reparti i pediatrisë me shtretër për nënat kujdestare.

“Nga kjo kauzë që qëllimin në rend të parë e ka humanitar, do të ndihmohet reparti i pediatrisë me shtretër për nënat kujdestare 24 orë, lodra pas terapisë dhe trajtimi psikologjik i fëmijëve, dhe maskotat për festat e fundvitit. Ndërsa, nga ana tjetër që e kemi pjesën edhe më humane, do të ndihmohen rreth 250 familje për festat e fundvitit me gjëra ushqimore dhe dhurata,” u shpreh ai.

Islami bëri të ditur se synojnë që në të ardhmen ky aktivitet të ketë një numër edhe më të madh të pjesëmarrësve.

“Vitin tjetër synojmë të bëjmë 7.000 (pjesëmarrës) dhe për 10-vjetor të kalojmë në plus 10.000. Ai është qëllimi dhe synimi jonë, ku në rend të parë është humanizmi,” tha Islami.

Ndryshe, kostumet e Babadimrit kanë qenë në dispozicion për blerje nga data 5 dhjetor e deri dje në sheshin “Zahir Pajaziti”, Prishtinë.

Babadimrat pjesëmarrës në këtë aktivitet humanitar kanë vrapuar nga sheshi “George Bush” te Katedralja, duke kaluar nëpër bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe duke u kthyer prapa në rrethin e flamurit, raporton KosovaPress.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika