“Vrapo Babadimër” më 25 dhjetor në Prishtinë

Organizimi “Vrapo Babadimër”, do të mbahet me datën 25 dhjetor në kryeqytetin e Kosovës

Maratona “Vrapo Babadimër” e cila sivjet mbahet për herën e shtatë, ka bërë të gjitha përgatitjet për 25 dhjetor që sheshet e Prishtinës të mbushen me babagjyshin e Vitit të Ri.

Ky aktivitet humanitar ka për qëllim të ndihmojë familjet në nevojë dhe fëmijët në repartin e hemato-onkologjisë.

Jusuf Islami, iniciues dhe organizator i këtij eventi, në një bisedë me Blerina Neziri-Abazi, në Radio Dukagjini, tregoi se Maratona “Vrapo Babadimër” do të mbahet me 25 dhjetor, duke filluar nga 12:00 dhe kodi i veshjes është kostumi i babadimrit.

“Aktiviteti do të nis nga sheshi “George Bush” deri te sheshi “Skënderbeu”, për t’u kthyer më pas në pikën e nisjes. Kodi i veshjes është kostumi i babadimrit dhe kostumet bashkë me numrin pjesëmarrës mund t’i blini çdo ditë te sheshi “Zahir Pajaziti” në shtëpizën e “Vrapo Babadimër””. Paratë e mbledhura nga ky aktivitet do të dërgohen për familjet në nevojë dhe fëmijët në repartin e Hemato-onkologjisë”, ka thënë Jusufi për Radio Dukagjini.

Ai ka përmendur mbështetjen që ka marr nga kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama dhe zyrtarët tjerë komunal.

“Sivjet shënojmë vitin e shtatë që e mbajmë këtë aktivitet dhe deri sivjet që u prita dhe mora mbështetje nga kryetari Përparim Rama, unë nuk kam pasur mbështetje morale nga kryetarët e kaluar. Por, me gjithë vëshirësitë që kemi pasur, ne nuk jemi ndalur dhe nuk do të ndalemi, sepse përmes këtij aktiviteti ne arrijmë që të gëzojmë shumë familje me kushte të vështira, si dhe fëmijët që trajtohen në klinikën e hemato-onkologjisë në QKUK”, ka thënë Ismali, duke shtuar se institucionet shumë pak e kanë mbështetur.

Jusufi ka treguar se Maratona “Vrapo babadimër” sivjet për herë të dytë është mbajtur edhe në kampin e KFOR-it në Prishtinë.

“E vlerësojmë shumë, se pavarësisht situatës së brishtë në veri të vendit, ushtarët e KFOR-it me në krye komandantin, gjeneralmajor Ferenc Kajari, iu bashkuan kauzës sonë. Aktiviteti është mbajtur më herët pasi shumica e ushtarëve do të jenë për vizitë tek familjet e tyre gjatë festave të fundvitit. Por, e rëndësishme është që edhe nga ky aktivitet kemi arritur të grumbullojmë një fond, ku fatmirësisht çdo vit shtohen familjet që ne arrijmë t’ju ndihmojmë”, ka thënë Islami.

Edhe kryetari i komunës së Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar qytetarët që më 25 dhjetor në orën 12 në Prishtinë, t’i bashkohen aktivitetit humanitar “Vrapo Babadimër”.

“Jepi buzëqeshje familjeve në nevojë, bëhu Babadimër. Më 25 dhjetor, duke filluar nga 12:00, ju presim të gjithëve të vrapojmë së bashku me kostume të babadimrit. Mezi presim t’i bashkohemi iniciativës”, ka shtuar ndër të tjera kryetari i Prishtinës Përparim Rama.

Sivjet kostumi i babadimrit për Maratonën “Vrapo babadimër” do të jetë 10 euro, ndërsa pako familjare 20 euro.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika