Vrapuesja me këmbën e amputuar e cila përfundoi 104 maratona në 104 ditë

Jacky Hunt-Broersma, vrapuesja me një këmbë protezë pritet të hyjë në librin e Rekordeve Botërore "Guinness"

Jacky Hunt-Broersma

Për disa vrapues, ideja për të vrapuar 26.2 milje të një maratone është mjaft sfiduese. Por, të ngrihesh të nesërmen dhe të vraposh një tjetër dhe të përsërisësh këtë rutinë për tre muajt e ardhshëm kërkon një përzierje të veçantë qëndrueshmërie, përkushtimi dhe asaj që disa do ta quanin çmenduri.

Të paktën, kjo është ajo që Jacky Hunt-Broersma, një vrapuese me këmbë të amputuar nga Arizona, mendonte para se të merrte përsipër këtë sport, gati gjashtë vjet më parë.

“Mendova se vrapuesit ishin të çmendur… Por pak nga pak filloja të varesha nga ajo”, ka thënë ajo për CNN Sport.

46-vjeçarja Hunt-Broersma sapo ka përfunduar arritjen e vetë-vendosur për të vrapuar 104 maratonë në 104 ditë radhazi midis janarit dhe prillit.

Fillimisht duke i dhënë vetes objektivin e 100 maratonave në 100 ditë, ajo e filloi sfidën me disa të panjohura si “A do të jetë në gjendje trungu im të mbajë kilometrat? “, por me kalimin e javëve, ajo e befasoi veten herë pas here.


“Nuk e dija se si do të reagonte trupi im, dhe thjesht më tregoi se sa të fortë mund të jenë trupat tanë”, ka thënë Hunt-Broersma.

Hunt-Broersma vrapoi maratonën e saj të 102-të në 102 ditë në Arizona.

“Sfida ishte 90% mendore sesa fizike”.

Ndër të tjera, ajo thotë se thirrja e motivimit për të dalë nga dera çdo ditë dhe për të vrapuar në distancën maratonë ishte shpesh beteja më e madhe.

Që nga përfundimi i maratonës së saj të 104-të, Hunt-Broersma ka filluar procesin e aplikimit që suksesi i saj të njihet zyrtarisht nga Rekordet Botërore “Guinness”, me rekordin aktual prej 95 maratonash, të vendosur nga amerikanja Alyssa Clark në vitin 2020.

Këmba e saj u amputua pasi ajo u diagnostikua me një lloj të rrallë të kancerit që prek kockat ose indet rreth eshtrave, në vitin 2001. Nëpërmjet vrapimit, të cilin e mori 15 vjet më vonë, ajo filloi të vlerësonte se çfarë ishte trupi i saj vërtetë të aftë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika