Vrasja e 11-vjeçarit, familjarët e shohin të padrejtë edhe një proces gjyqësor

Të padrejtë e të palogjikshëm po e konsiderojnë përfaqësuesit e familjes së 11 vjeçarit Kujtim Veseli, i vrarë rreth 3 vite më parë, nisjen e një tjetër procesi gjyqësor ndaj personit që u shpallë fajtor për vrasjen e 11 vjecarit. Sefedin Osmani ndonëse u dënua me 25 vite bugim për vrasjen e dhunimin e Kujtimit, ai sërish do dalë para gjykatës nën akuzat për keqtrajtimin e 11 vjeçarit para se ta vriste





Ndaj Sefedin Osmanit i dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen dhe dhunimin seksual të 11 vjeçarit nga Fushë Kosova, tashmë ka nisur edhe një proces i ri gjyqësor, nën akuzat për keqtrajtim të Kujtim Veselit, sa ishte gjallë.

Por, të padrejtë po e konsiderojnë familja e Kujtimit, pasi që sic thotë avokatja e tyre, Rina Kika kjo është një dhimbje e madhe për ta dhe se proceset nuk do të duhej të ndaheshin.

Rina Kika, avokate e familjes së Kujtim Veselit ka thënë se “Kjo është me të vërtete për keqardhje, mënyra se si sistemi gjyqësor edhe prokurorial nuk kanë kurrfarë ndjeshmërie ndaj viktimës, tek rasti I Kujtimit këtë mund të e shohësh një me një, unë e kam bërë një kërkesë tek prokuroria ku kam kërkuar që të dyja lëndët të bashkohen, dmth akuza e janarit 2019 dhe akuza për vrasje dhe dhunim, me u trajtu me të njëjtën proces gjyqësor, sepse kemi të bëjmë me të njëjtën viktimë me të njëjtin të akuzum, dhe nuk ka kurrfarë logjike me u bë dy procese të ndara, prokuroria nuk e ka përfill aspak kërkesën që unë e kam parashtruar, edhe muj me ju thënë se ka qenë mjaft e vështirë për nënë e Kujtimit”.

Rina Kika, avokate e familjes së Kujtim Veselit

11-vjeçari Kujtim Veseli, gjashtë muaj para se të vritej ishte dhunuar seksualisht nga njeriu që e privoi nga jeta. Rasti i dhunimit ishte denoncuar, por nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim nga institucionet përgjegjëse.

Për këtë edhe Kika tregon se kanë dorëzuar padi në Gjykatë, për Inspektoratin policor të Kosovës e Prokurorinë e Prishtinës, për shkak se i kanë vlerësuar të pabazuara kërkesat e tyre, për të vënë para përgjegjësisë zyrtarët që e kanë neglizhuar rastin e Kujtimit.

Rina Kika ka shtuar se “Ne nuk do të zbapsemi, paditë I kemi dorëzuar brenda afatit ligjor, dhe presim nga Gjykatat për të na ftuar që të paraqesim shkresat tona, krahas kësaj kemi parashtruar edhe një padi për shkelje të të drejtave të njeritu”.

Mosllogaridhënien e personave përgjegjës, që kanë neglizhuar rastin e 11 vjecarit, po e shohin shqetësuese dhe të paarsyeshme në Institutin e Kosovës për Drejtësi.

Medina Kadriu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi(IKD) ka thënë se “Përveç dështimeve të institucioneve, në trajtimin e rasteve n fazën fillestare pra kur ato po raportohen, ne kemi parë që gjatë monitorimit kemi hasur në shumë raste kur dënimet e shqiptuara nga gjykatat nuk janë në përputhje me politiken ndëshkimore, dhe si pasojë e riviktimizimit të viktimave po ashtu  nuk po arrihet qëllimi I dënimit, rrjedhimisht institucionet po dështojnë në preventmin e rasteve”.

Medina Kadriu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi(IKD)

Prokuroria Themelore e Prishtinës, për këtë çështje, kanë kërkuar që pyetjet të drejtohen në KPK, si autoritetin kompetent për procedura disiplinore ndaj prokurorëve, por që kjo e fundit, nuk ka kthyer përgjigje tash e disa javë për këtë temë.

E nga Inspektorati i policisë së Kosovës, kanë thënë se nuk kanë gjetur elemente të veprës penale ndaj zyrtarëve policor.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve lidhur me rastin në fjalë  sipas detyrës zyrtare (ex officio) ka kërkuar informacion nga Policia e Kosovës rreth trajtimit të këtij rasti. Pas zhvillimit të hetimit preliminar, lidhur me të gjeturat IPK është konsultuar me prokurorinë kompetente dhe pasi që nuk janë gjetur elemente të veprës penale rasti është proceduar në Policinë e Kosovës më saktësisht në Drejtorinë për Hetime të Brendshme dhe Verifikim të së Kaluarës, për hetime të mëtutjeshme administrative – disiplinore”, ka thënë Inspektorati Policor i Kosovës.

11-vjeçari, Kujtim Veseli është gjetur i vdekur më 11 korrik 2019 në lagjen “Xhemail Mustafa” në Fushë Kosovës, rast që kishte nxitur reagime të ashpra të komunitetit, lidhur me trajtimin e rastit të tij nga ana e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë.

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika