Vrasja e 18-vjeçarit, avokati: Nëse ka pasur fshehje të provave, videoja është bazamenti i rastit

Avokati Florin Vërtopi, ka deklaruar se nëse ka pasur fshehje të provave në rastin e vrasjes së 18-vjeçarit në Podujevë, duhet të mos kemi dyshime më pasi videoja e publikuar është bazamenti i rastit

Florin Vërtopi, avokat.

Avokati Florin Vërtopi teksa ka folur lidhur me mënyrën se si kryhen procedurat hetimore, ka deklaruar se ka raste kur provat nuk janë nxjerrë siç duhet në fazën e hetimeve dhe se ka raste kur oficerët e policisë japin deklarata të rrejshme.

Ai ka shtuar se nëse ka pasur fshehje të provave në rastin e vrasjes së 18-vjeçarit në Podujevë, duhet të mos kemi dyshime më, pasi videoja e publikuar është bazamenti i rastit.

“Ka raste kur nuk janë nxjerrë provat siç duhet në fazën e hetimeve, edhe është dëmtuar komplet çështja penale, gjykimi i asaj çështjeje. Ka raste kur oficeri i policisë jep deklaratë të rrejshme në kundërshtim me ato prova, suspendohet më vonë as kallëzim penal kundër tij nuk është ngritur. Ka raste kur plagoset oficeri i policisë, ndërsa tjetri oficer që ka qenë me të në vendin e ngjarjes nuk e tregon ndodhin, por ajo vërtetohet përmes dëshmitarëve të tjerë. Në këtë rast [vrasja e 18-vjeçarit] nëse janë fshehur provat, të jeni shumë të sigurt se ajo video që është publikuar ajo është bazamenti”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE.

Avokati ka thënë se ka mundësi që kallëzimi penal mund të përfundojë si vrasje në tentativë, duke thënë se polici që ka hetuar rastin mund të mos ketë faj, dhe se është e rëndësishme të vërtetohen faktet përmes ekspertizave forenzike.

“Kallëzimi penal mund të përfundojë si vrasje në tentativë në bazë të provave që janë nxjerrë, prandaj polici i cili e ka hetuar nuk e ka kokrrën e fajit, prandaj nuk mundën me aludu në armë bllok më than që polici ka dështuar, sepse nuk ka ardhur deri te provat, varësisht se çfarë janë plasuar, varësisht se çfarë kanë deklaruar të miturit, varësisht që çfarë është gjetur në vendin e ngjarjes, pasi duhet të dalë Forenzika. Nëse ka pasur therje, nuk e bën këtë lëshim kurrë mjekësia ligjore e konstaton menjëherë,” ka deklaruar Vërtopi.

LEXO EHDE: Edhe nga QKMF në Podujevë thonë që Lulzim Fejzullahu s’kishte plagë nga thika

Sipas tij, nëse ka pasur një therje me thikë, departamenti i mjekësisë ligjore nuk e bën kurrë këtë lëshim pasi e zbulon menjëherë.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika