Vrasja e 19-vjeçarit në Vushtrri dhe arrestimi i të dyshuarit, gjithçka që dihet deri më tash

Pamje nga vendi i ngjarjes - Vushtrri 23 mars 2025.

Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e së dielës qytetin e Vushtrrisë, ku i riu 19-vjeçar A.Z u vra me armë zjarri.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri rreth orës 20:35.

Viktima është qëlluar për vdekje nga një person i dyshuar, B.D., gjithashtu 19 vjeç.

“Rreth orës 20:35 policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar”, ka deklaruar mbrëmë për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Viktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima ishte pa shenja jete.

Pas incidentit, policia ka nisur hetimet dhe ka arritur të arrestojë të dyshuarin, ndërsa gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij ka konfiskuar një pistoletë dhe një armë të gjatë.

Pas arrestimit të të dyshuarit, prokurori i ka caktuar atij masën e ndalimit policor.

Në vendngjarje, hetuesit kanë sekuestruar tre gëzhoja si prova materiale.

Ende nuk është bërë e qartë nëse ky incident ka lidhje me ndonjë konflikt të mëparshëm mes viktimës dhe autorit, apo nëse ka pasur ndonjë motiv tjetër.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e rastit.

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika