Të premten e 14 tetorit është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Shaban Gogajt.
Shaban Gogaj është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Pejë, për vrasjen e Agonis Tetaj, në shtator të vitit 2018, në Deçan.
Gogaj është dënuar me 7 vjet e gjysmë për vrasjen e Agonis Tetaj, e cila është cilësuar si vrasje nga pakujdesia, si dhe për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Ndërkaq, në këtë seancë kanë marrë pjesë edhe dy fëmijët e Agonis Tetaj.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 12 qershor 2019, Shaban Gogaj akuzohej se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:04, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetaj dhe me këtë ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve Agzon Hadërgjonaj dhe Faruk Zukaj.