Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, gjendet motori që përdori ekzekutori portugez

Policia e Shqipërisë tashmë ka arritur ta gjejë motorin e vrasësit të biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur në Shëngjin më 19 prill

Pamje nga Policia e Shtetit

Policia ka kryer kontrolle këtë të enjte në zonën e Kakarriqit në Lezhë, ku nga uniformat blu mësohet se u gjet motori me të cilin u largua disa ditë më parë në Shëngjin ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj.

Forcat e policisë RENEA ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit me të cilin është larguar vrasësi.

Motoçikleta është gjetur në ujërat e një përroi në fshatin Kakarriq, pranë banesës së shtetasit në kërkim Edmond Haxhia.

“Si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit, në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim E. H., në fshatin Kakarriq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan motomjetin e përdorur nga ekzekutori, për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit, grupi hetimor i posaçëm është duke vijuar hetimet dhe veprimet në terren, për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Ndërkaq, Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët dhe organet ligjzbatuese ndërkombëtare, për zbardhjen dhe kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika