Vrasja e Azem Hajdarit, Apeli lë në fuqi dënimin për Izet Haxhinë

Apeli i Gjykatës së Tiranës ka dënuar përfundimisht ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhia, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Kështu në fuqi do të mbetet vendimi i Gjykatës së Tiranës, e cila e dënoi Haxhiajn me 21 vjet burg

Izet Haxhia. FOTO: Euronews-Albania





Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin me 21 vjet burg, të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Izet Haxhinë, raporton Euronews Albania.

Ish-truproja e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Izet Haxhia, është shpallur fajtor si bashkëpunëtor në vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Izet Haxhia per kryerjen e  vepres penale të ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të nenit 78/2 e 25 të K.P denimin e tij me 21 vjet burgim”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Izet Haxhia ishte dënuar në mungesë me 25 vjet burg për vrasjen e ish-deputetit, Azem Hajdari.

Pas 17 vjetësh në mungesë dhe azil në Turqi, Haxhia u rikthye me vullnetin e tij në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit, Azem Hajdari në vitin 1998, jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998.

Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës, por më pas kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta.

Ndërsa më 2018, Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, duke nisur kështu edhe betejën me drejtësinë shqiptare për Haxhinë, i cili kërkoi edhe dëshminë e Sali Berishës dhe të ish-truprojës së Azem Hajdarit, por asnjë prej tyre nuk u mor parasysh nga gjyqtarët e çështjes.

Izet Haxhia ka qenë truproja i parë Sali Berishës, kur ai u zgjodh president në vitin 1992.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika