Pas ngjarjes tragjike të së mërkurës, kur dy të rinj humbën jetën pas një sulmi me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë, policia ka intensifikuar masat e sigurisë në fshati Jashanicë të kësaj komune.
Sipas burimeve të Dukagjinit nga institucionet e sigurisë, forcat e rendit janë vendosur te shtëpia e të dyshuarit dhe në disa pika statike në këtë zonë, për të parandaluar ndonjë situatë të mundshme, pasi viktimat dhe i dyshuari për vrasjen janë banorë të fshatit Jashanicë.
Njëri nga viktimat humbi jetën menjëherë në vendngjarje, ndërsa tjetri ndërroi jetë pasi u dërgua në spital.
Sipas informacionit të siguruar, viktimat dhe i dyshuari janë të rinj të moshës 19-22 vjeç.
Pas ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe po intervistohet nga policia për të sqaruar rrethanat dhe motivet e sulmit, të cilat ende mbeten të paqarta.
Zëdhënësit të Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur për Dukagjinin se të dy viktimat kanë lidhje familjare, por nuk dihet akoma çfarë janë mes vete.
Po ashtu, ai ka njoftuar se do të bëhet kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarit.
Policia ka njoftuar se hetimet janë duke u zhvilluar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.