Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me vrasjen e një gruaje që ndodhi në mëngjesin e sotëm në Pejë.
Çitaku ka thënë se situata është alarmante dhe se nuk mund të gjejë as fjalë.
“Situata është alramante. Spo mundem me gjetë as fjalë”, ka shkruar Çitaku.
Një grua është vrarë të martën në Pejë, vrasjen dyshohet se e ka kryer bashkëshorti i saj.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, e ka konfirmuar rastin për Dukagjinin, duke bërë të ditur se vrasja ka ndodhur me armë zjarri.
Instituti i Mjekësisë Ligjore është në pritje për ta marrë trupin e viktimës, teksa i dyshuari tashmë është arrestuar.
Lexo më shumë: Dyshohet se burri vrau gruan e tij në Pejë
“Vrasja ka ndodhë në qendër të Pejës në banesë. I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar arma e zjarrit”, ka thënë Nikçi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante dhe janë duke u kryer hetimet fillestare.
“Në vendngjarjes jemi. Prokurori kujdestar, unë zëdhënësi njësitet policore të forenzikës.
Po kryhen hetimet fillestare mirëpo mund te konfirmoj që burri e ka vrarë gruan. Për informata te tjera do t’iu informojmë”, ka thënë për Dukagjinin kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj.