Qindra qytetarë po marrin pjesë në protestën e organizuar pas vrasjes së gruas shtatzënë e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj në oborrin e QKUK-së.
Ata kanë bllokuar rrugën kryesore “Luan Haradinaj”, nën thirrjet “Duam dorëheqje”, “Gra, armatosuni”.
Protestuesit kanë bërë thirrje se shteti duhet t’i mbrojë gratë dhe jo burrat siç kishte shkruar kryeministri i Kosovës, në një reagim të tij.
Të mërkurën rreth orës 18 dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij e cila ishte shtatzënë.
Ndërkaq, është bërë e ditur se e ndjera kishte urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore e Ferizajt.
Nga sheshi Zahir Pajaziti, protestuesit përmes “Garibaldi” po marshojnë në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë.