Vrasja e Ivanoviqit, prokurori Qerkini tërhiqet nga ndjekja e Rade Basaras

Ka vazhduar gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Në fjalën përfundimtare, prokurori special Burim Qerkini është tërhequr nga ndjekja penale e ish-hetuesit të Policisë, Rade Basara, siç tha ai për shkak të mungesës së provave. Ai tha se provat tregojnë që Basara nuk ka qenë në Mitrovicë por në Kroaci në momentin e vrasjes. Përderisa për 5 të akuzuarit e tjerë është kërkuar dënim maksimal. Aktgjykimi për këtë rast do jepet më 28 qershor

Një të pazakontë zgjodhi ta bëjë të premten prokurori special Burim Qerkini, në fjalën e tij përfundimtare në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Rëndom prokurorët në fund të procesit kërkojnë dënimin maksimal për të akuzuarit, gjë që e bëri Qerkini për 5 prej të tyre, por befasuese qe tërheqja nga ndjekja penale e njërit prej tyre, Rade Basara ish hetuesit policor në veri.

Krejt në fund të procesit Qerkini po thotë se nuk ka prova për përfshirjen e tij në vrasjen e politikanit serb në Kosovë pasi i pandehuri në atë kohë ka qenë në Kroaci.

“Dmth të gjitha dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët, e posaçërisht nga provat materiale, që janë nxjerrë me vendim apo me urdhëresë të gjykatës nuk është provuar se në veprimet e të akuzuarit Rade Basara ekzistojnë elementet e veprës penale “pjesëmarrja në grup te organizuar”, që lidhet me veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare, kështu që si PSRK, duke u bazuar në këto prova, në mungesë te provave për të akuzuarin tërhiqemi nga ndjekja penale”, ka deklaruar Qerkini.

Në tentimin e televizionit për të marrë një përgjigje nga prokurori lidhur me tërheqjen e tij nga ndjekja penale për Basarën, Qerkini nuk ka dashur të flasë.

Megjithëkëtë gjatë fjalës së tij përfundimtare ai përmend disa here Millan Radojçiqin, duke cekur se i njëjti është në arrati, ndërkohë që Qerkini është vetë prokurori special që në vitin 2021 kishte kërkuar dikur tërheqjen e fletarrestit ndaj tij.

Ani pse në seancë nuk ishte Tomë Gashi avokati i Rade Basaras, ai u kujdes që përmes një postimi të thur lavde për prokurorin, duke thënë se në këtë rast avokatit i takon veç të heshtë.

Por, avokatët e të akuzuarve të tjerë nuk heshtën në gjykatore të premten, ata në fjalët e tyre përfundimtare shfajësuan të mbrojturit e tyre, duke thënë se Prokuroria Speciale prova ka veç 5 gëzhoja e 5 predha.

“Ky është njeri i ri i martuar i vetmi ushqyer i familjes nuk është largu prej Mitrovices prej 16 janar 2018 kur është kryer vepra deri ne momentin e paraburgimit të tij kah fundi i vitit edhe pse ka qenë i sulmuar sumë shpesh prej shtypit të Beogradit që ky është kryersi i vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Dyshoj se keni fakte për ta shpallë fajtor”, ka deklaruar Faruk Korenica – Avokat i Nedelkjo Spasojeviq.

“Prapa kesaj vrasje qendrojne pa mendyshje strukturat e larta te udhehqjess se Serbise, ndersa ketu te akuzuarit, nuk kanë ndermarre ndonje veprim i cili ne cfaredo mënyre  te vertetonte implikimin e tyre, ne organizimin e gjithë kësaj vrasje”, ka deklaruar Mahmut Halimi – Avokat i Marko Roshiq.

Me radhë kanë dhënë fjalën e tyre përfundimtare edhe avokatët e të akuzuarve tjerë, si dhe vetë të akuzuarit.

Përveç Spasojeviqit dhe Roshiqit për përfshirje në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, të akuzuar janë edhe Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq, dhe Zharkko Jovanoviq.

Më 27 dhjetor 2023, PSRK-ja ka ngritur aktakuzë edhe kundër Milan Mihajloviq lidhur me rastin e vrasjes së Ivanoviqit, të cilin e ngarkon me katër vepra penale.

Ndërkaq, të kërkuar për këtë rast vazhdojnë të mbesin Radojçiqi dhe Zvonko Veselinoviq.

Aktgjykimi për këtë rast do jepet më 28 qershor.

 

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika