Vrasja e Liridona Ademajt – Edhe nga dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të dyshuarit e tjerë

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tjerë Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt

Naim Murseli, i dyshuar per vrasjen e gruas se tij Liridona Ademaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim me të cilin ua ka vazhduar edhe për nga dy muaj të tjerë masën e paraburgimit Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të cilët dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Ju informoj se të pandehurve N.M, G.P dhe K.K u është vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj me Aktvendimin e datës 21.06.2024, e cila masë do t’iu llogaritet nga data 27.06.2024 deri me datë 26.08.2024, nën kushtet ligjore të parapara në KPPK”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Fillimisht, tre të dyshuarve, Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 dhjetor 2023 ua kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të cilin vendim e kishte lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit.

Të dyshuarit të katërt në këtë rast, T.D., më 11 dhjetor 2023 i është caktuar masa e paraburgimit. Ai u arrestua më  9 dhjetor, nën dyshimin se ia shiti armën dorasit.

Ndryshe, për të dyshuarin e katërt, T.D, Gjykata Supreme kishte marrë vendim që t’i ndërpritet masa e paraburgimit dhe të mbrohet në liri pasi ai kishte paraqitur ankesë kundër vendimeve të dy gjykatave më të ulëta të cilat e linin në paraburgim.

Ende nuk dihen motivet se pse ka ndodhur vrasja e Ademajt, e cila kishte nënshtetësi suedeze bashkë me burrin e saj dhe dy djemtë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika