Vrasja e Liridona Ademajt, Kabashi: Mund të ketë dënim me burgim të përjetshëm

Javën tjetër pritet të nisë gjykimi ndaj katër të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj janë të akuzuar për vrasjen e rëndë të 32-vjeçares.

Flamur Kabashi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka theksuar se ky rast mund të përfundojë me dënimin më të rëndë të mundshëm, atë të burgimit të përjetshëm.

Sipas Kabashit, Gjykata Supreme ka ndërtuar një standard të lartë për të shqiptuar këtë dënim, duke kërkuar një arsyetim të fortë dhe prova të forta për të justifikuar një dënim të tillë.

Në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Kabashi ka theksuar se ekziston mundësia që të shpallet një dënim me burgim të përjetshëm, nëse provat dhe dëshmitë mbështesin akuzat.

“Në Kosovë dënimi me burgim të përjetshëm është një prej dënimeve më kapitale që iu shqiptohen kryerësve të veprave penale, siç është në këtë rast për vrasje të rëndë. Nga ajo se çfarë kemi parë, nga monitorimi ynë, ose analiza e aktgjykimeve, realisht Gjykata Supreme e ka ndërtuar një standardë tejet të lartë të dënueshmërisë më burgim të përjetshëm dhe kërkon një arsyetim të lartë një standard të lartë të arsyetimit të vendimeve gjyqësore kur përmes tyre shqiptohet dënimi më burgim të përjetshëm, nuk po e eliminoj mundësinë që në këtë rast të mos shqiptohet dënimi me burgim të përjetshëm”, ka deklaruar ai.

Ai në emisionin FIVE, ka potencuar se është e rëndësishme që gjykata të vlerësojë me kujdes aktakuzën, e cila flet për një plan të paraprak për vrasjen e Liridona Ademajt.

Nëse ky plan vërtetohet, sipas tij, dënimi me burgim të përjetshëm mund të jetë i pashmangshëm.

“Por në rast se vërtetohet ajo se çfarë është thënë në aktakuzë dhe ka ndërlidhje të provave, sepse gjatë shqyrtimit gjyqësor i aktakuza i nënshtrohet një ekzaminimi të tërësishëm të provave personale, dëshmitarëve, provave material apo dokumenteve dhe në rast se gjykata dhe prokuroria arrin ta dëshmojë këtë plan të bërë mirë, sepse realisht sipas aktakuzës ekziston një plan për vrasjen mizore të të ndjerës domethënë një plan paraprak për me eliminu nga jeta Liridonën dhe normalisht që mund ta afektoj dënimin me burgim të përjetshëm”, ka deklaruar Kabashi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë javën e kaluar ka ngritur aktakuzën për katër të akuzuarit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika