Vrasja e Marigona Osmanit, gjithçka nga gjykimi i Krivaqës dhe Sejdiut

Nesër pritet që të marrë epilog një ndër vrasjet që është konsideruar më mizorja e viteve të fundit. Për të fundit herë para gjykatës do të dalin të akuzuarit për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivqa dhe Arbër Sejdiu, këtë herë për të dëgjuar verdiktin final për akuzat që rëndojnë mbi ta. Materiali në vazhdim pasqyron ngjarjen në mënyrë kronologjike nga gushti i 2021-tës, që kishte qenë fatal për 18-vjeçaren

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu para trupit gjykues

22 gushti i vitit 2021 ka qenë fatal për 18-vjeçaren, Marigona Osmani.

Atë botë ajo ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj, nga tashmë të akuzuarit kryesorë për dhunimin dhe vrasjen e saj, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Ky i dyti që akuzohet për vrasje të rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit ishte arrestuar më 24 gusht, ndërkaq Krivaqa si i dyshuari kryesor ishte arrestuar dy ditë më pas, teksa gjendej në arrati në një fshat të Ferizajt.

Aktakuza e përgatitur nga prokurori Valdet Osmani përshkruante maltretimin fizik e psikik ndaj viktimës, duke pasqyruar kështu një ndër aktet më mizore që kanë ndodhur viteve të fundit në Kosovë.

“Në intervale kohore nga ora 10:56 deri në orën 14:43, i pandehuri i parë merr një shkop, e së bashku me të pandehurin e dytë hyjnë në dhomë dhe e godasin në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të njëjtës i shkaktojnë, dhimbje të mëdha fizike dhe psikike, ku nga goditjet pëson politrauma-lëndime të shumëfishta, ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejtë nga asfiksia mekanike, si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik…”, thuhet në Aktakuzën e Prokurorisë.

Më 14 korrik 2022, ishte mbajtur seanca fillestare ku Dardan Krivaqa kishte shfrytëzuar të drejtën të mbrohet në heshtje, ndërkaq Arbër Sejdiu, ishte deklaruar i pafajshëm.

Më 26 tetor 2022 në dëgjimin fjalë për fjalë të aktakuzës, Krivaqa kishte deklaruar se i vjen keq dhe kishte shprehur ngushëllime duke thënë se pretendimet e prokurorit nuk kanë ekzistuar kurrë dhe nuk ekziston, përderisa shkurt shoku i tij kishte deklaruar se nuk e pranon fajësinë.

Ndërkohë, përveç prindërve të Marigonës, para gjykatës kishin dëshmuar edhe puntori i kompanisë së kamerave, të cilin Krivaqa e kishte thirrur për të kontrolluar kamerat e sigurisë që gjendeshin brenda banesës së tij ku dyshohet të ketë ndohur krimi.

Përveç tij, dëshmi ka dhënë edhe djali i dajës së Krivaqës, me të cilin Krivaqa dyshonte se e ka tradhtuar e ndjera.

Seancat ishin ndërprerë përkohësisht përreth 5 muaj sepse pritej raporti i Forenzikës mbi gjendjen psiqike të Krivaqës në kohën e kryerjes së krimit.

Por megjithatë raporti kishte nxjerrë të aftë psiqikisht Krivaqën.

Gjykimi kishte vazhduar sërish pas 5 muajsh, me ç’rast ishte bërë administrimi i provave, përfshirë atë kryesoren, shikimin e incizimeve 72 orëshe të kamerave në banesën e Krivaqës kur dyshohet se kanë ndodhur veprat.

Dy ditë radhazi incizimet dhe provat i kishin ndjekur palët pa prezencën e publikut dhe mediave, pasi dëshmitë preknin integritetin seksual të së ndjerës.

Seanca e radhës kishte nxjerrë detaje edhe më shokuese se aktakuza, për faktin se Arbër Sejdiu kishte vendosur jepte dëshminë e tij edhe njëherë nga fillimi.

Ani pse edhe këtë herë Krivaqa u mbrojt në heshtje, shoku i tij dëshmoi mbi tri orë për tmerrin që kishte parë, duke thënë se gjendjen e rëndë si të Margionës nuk e kishte parë as në filma.

Këtë të hënë qe mundësia e fundit për të akuzuarit, por edhe palët e tjera të thonin fjalën e tyre të fundit përpara se ky rast të marrë epilog të premten.

Si rrallëherë, në këtë seancë foli Krivaqa, i cili u pendua duke thënë se askush nuk e ka dashur të ndjerën sa ai.

Në seancën e fundit që paraqiste përmbylljen e këtij shqyrtimi gjyqësor, avokati i familjes Osmani kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të dy, pasuar nga avokatja e Sejdiut që kërkonte lirimin e tij, teksa mbrojtja e Krivaqës ngrehu dyshime se ky rast do të kthehet në rigjykim.

Të premtën përveç palëve e mediave, para Gjykatës në Ferizaj aktgjykimi do të pritet edhe me protestë nga Kolektivi për Veprim dhe Mendim Feminist.

Dy të akuzuarit për krimin mizor ndaj Marigona Osmanit kanë qenë emra të njohur për organet e rendit edhe më herët, me dhjetra lëndë në gjykatë, por që kishin shijuar lirinë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika