Vrasja e Marigona Osmanit, Krivaça e Sejdiu ballafaqohen me provat e Prokurorisë

Dy të akuzuarit për vrasjen e Marigona Osmanit janë ballafaquar sot me provat e Prokurorisë, për akuzat që rëndojnë ndaj tyre. Mes provave që u administruan edhe ishin edhe pamjet nga kamerat e banesës së Krivaqës në kohën kur ka ndodhur vrasja. Publiku nuk është lejuar të qëndrojë në sallë në kohën e shfaqjes së tyre, jashtë sallës kanë qëndruar edhe prindërit e Marigona Osmanit. I dyshuari kryesor, Krivaqa është alivanosur para se të shfaqeshin pamjet.

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu para trupit gjykues

Në bankën e të akuzuarve këtë të enjte u ulën sërish ata mbi të cilët rëndojnë akuzat për dhunimin e vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu.

Seanca e së enjtes, ka qenë e rezervuar për administrimin e provave, përfshirë këtu edhe pamjet e kamerës së sigurisë së shtëpisë së Krivaqës, një prej provave kryesore në këtë rast.

Paraprakisht, u vendos që mes provave që do të administrohen të përfshirhen edhe disa raporte mjekësore, për anëtarët e familjes së viktimës Marigona Osmani.

“18 Raporte mjekësorë të cilat janë raporte psikiatrike dhe psikologjike, që tregojnë gjendjen e rëndë pas vrasjes së familjares së tyre ndërsa relevanca e këtyre prrovave është meqë kodi penal në mënyrë decidive e citon te shpallja e dënimit, të ketë parasysh edhe pasoja e rënda që janë kryer nga kjo vepër e rëndë penale”, ka thënë avokati Gazmend Rexhepi.

Mes shumë provave, përveç raportit të Institutit të Mjekëisë Ligjore e raporteve të tjera, gjendet edhe një CD me videoincizime nga banesa e të dyshuarit kryesor, Dardan Krivaça.

Para se e njëjta të lëshohej, publiku u nxorr nga salla.

“Shqyrtimi gjyqësor në këtë fazë të procedurës penale që ka të bëjë me shiqimin e cd-ve me videoincizimet nga banesa e banesës së të pandehurit Dardaan Krivaqa, të mbyllet për publikun”, ka thënë Sahit Kradniqi, kryetar i trupit gjykues.

Pamjet e tilla ani pse e patën mundësinë, refuzuan ti shihnin dy prindërit e Marigona Osmanit, që u shprehën se e kanë të pabërpallueshme.

Por ato qëndroi ti shikonte me kërkesë të mbrotjjes babai i Arbër Sejdiut të akuzuarit për ndihmë në dhunim, e bashkëkryerje në vrasje.

Pëprara se të lëshohej videonicizimi, u alivanos i akuzuari Krivaqa, ndërsa pas një pauze, kryetari i trupit gjykues i ka thënë televizionit se provat e tjera do të administrohen në seancat e ardhshme.

Gjykimi kundër tyre ka filluar në korrik të vitit të kaluar, ku në seancën fillestare, Krivaqa ishte mbrojtur në heshtje, ndërsa Sedjiu ishte deklaruar i pafajshëm.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika