Mizore e brutale është vlerësuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, vrasja e 18-vjeçares Marigona Osmanit në vitin 2021.
Nën këtë vlerësim, Dardan Krivaça është dënuar sërish me burgim të përjetshëm për vrasjen e saj, kurse Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e kësaj vepre të rëndë penale.
Ndërkohë që të dy u liruan nga akuzat për dhunim.
Sahit Krasniqi- Kryetar i trupit gjykues deklaroi se “Gjykata gjatë këtij procesi gjyqësor, në veçanti dhe me kujdes të shtuar ka analizuar mizori për të cilat ka rekomanduar Gjykata e Apelit. Ku këtë rrethanë trupi gjykues e ka vërtetuar edhe në gjykimin e pare të kësaj çështje penale. Sa I përket të mekanizmit të dhëmbjeve, eksperti mjeko-ligjor I ka ndarë në tri grupe: Në dhëmbje posaqërisht të rënda, dhëmbje të rënda dhe dhëmbje të lehta. Në bazë të lëndimeve që I ka pësuar e ndjera, eksperti mjeko-ligjor ka deklaruar se ajo ka pasur posaqërisht të rënda dhe dhembje të rënda. Trupi gjykues vlerëson se në këtë rast mizoria është e pakontestueshme”.
Dënimi është i njëjtë si në aktgjykimin e parë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, në gusht të vitit 2023.
Krasniqi, pas shpalljes së aktgjykimit ka elaboruar arsyetimin, derisa përmendi rrethanat rënduese që kanë ndikuar që trupi gjykues të vendos dënim maksimal për Krivaqen.
Sahit Krasniqi- Kryetar i trupit gjykues deklaroi “Rrethanë tjetër se vepër penale I pandehuri I ka kryer me paramendim ndaj anëtarit të ngushtë të familjes, tani të ndjerës Marigona Osmani, me të cilën ai ka qenë duke jetuar. Rrethanë tjetër është edhe mosha e re e të ndjerës, e cila veç sa kishte mbushur 18 vjeçare. Pastaj mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale në mënyrën më bagare, me privimin gradual dhe jeta në një ambient të mbyllur në banesë ku e ndjera ka qenë krejtësisht e pambrojtur”.
Familjarë të së ndjerës nuk ishin në gjendje të flasin, por avokati i tyre tha se nuk janë të kënaqur me vendimin ndaj Arbër Sejdiut.
Gazmend Rexhepi- Avokat i familjes Osmani deklaroi se “Përsëritje e vendimit të kaluar. Do të ishta tërësisht I kënaqur nëse edhe I akuzuar I dytë do ta merrte vendimim meritor. Burgimin e përjetshëm”.
Apelim të vendimit paralajmëroi edhe mbrojtësja e Sejdiut.
Arbnora Shefkiu- Avokate e Arber Sejdiut deklaroi se “Me atë që u komunikua po shpresoj që Gjykata të paktën të jap një arsyetim mbi cilat prova është bazuar ky ri kualifikim. Patjetër se do paraqesim ankesë në afatin ligjor”.
Rasti ishte kthyer në rigjykim pasi Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe mbrojtjes së dy të akuzuarve.
Kjo pasi Apeli vlerësoi se nuk ishte arsyetuar mjaftueshëm mizoria e përmendur në aktgjykimin e shkallës së parë.
Dhunën që Krivaça kishte ushtruar ndaj 18 vjecares e kishte arsyetuar gjatë dhënies së mbrojtjes në rigjykim, duke thënë se kishte konsumuar masë të madhe të substancave narkotike dhe nuk kishte pasur kontroll mbi veprimet e tij, duke mohuar se e kishte goditur me mjete të forta.
Krivaqa e Sejdiu u akuzuan nga Prokuroria se për rreth 24 orë ushtruan dhunë deri në vdekje ndaj 18-vjeçares, të cilën e dërguan më pas në spital, nga i cili më pas kishin ikur, për tu arrestuar pas disa ditësh.