“Vrasja e policit në Kaçanik”, Sindikata: Atentat i drejtpërdrejtë ndaj shtetit

Në orët e vona të mbrëmjes të së martës, me 1 prill një zyrtar policor është vrarë në hyrje të një ndërtese në qytetin e Kaçanikut. Në konfirmimin e Policisë së Kosovës thuhet se hetimet janë duke vazhduar dhe i dyshuari është i paidentifikuar dhe në arrati. Lidhur me vrasjen e zyrtarit policor, Rreshter Muhamed Lika ka reaguar edhe Sindikata e Policisë së Kosovës të cilët janë shprehur se "ky akt është i rëndë dhe atentat i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë publike, ligjit dhe vetë shtetit tonë

Në orët e vona të mbrëmjes të së martës, me 1 prill një zyrtar policor është vrarë në hyrje të një ndërtese në qytetin e Kaçanikut. Në konfirmimin e Policisë së Kosovës thuhet se hetimet janë duke vazhduar dhe i dyshuari është i paidentifikuar dhe në arrati. Lidhur me vrasjen e zyrtarit policor, Rreshter Muhamed Lika ka reaguar edhe Sindikata e Policisë së Kosovës të cilët janë shprehur se “ky akt është i rëndë dhe atentat i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë publike, ligjit dhe vetë shtetit tonë.

Në komunikatën për media, Sindikata e Policisë së Kosovës ka deklaruar se çdo sulm ndaj zyrtarit policor është sulm ndaj Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, thuhet se “prekja” e PK-së është përpjekje për minimin e themeleve të shtetit dhe nuk do të tolerohet. Tutje Sindikata e Policisë së Kosovës bëri thirrje për zbardhjen e këtij “akti kriminal” dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve.

“Sindikata e Policisë së Kosovës dënon atentatin kriminal që i mori jetën kolegut tonë, Rreshter Muhamed Lika. Ky akt i rëndë është një atentat i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë publike, ligjit dhe vetë shtetit të Kosovës. Çdo sulm ndaj një zyrtari policor është sulm ndaj Republikës së Kosovës! Policia e Kosovës është shtylla kryesore e rendit dhe sigurisë në vend. Prekja e saj është përpjekje për të minuar themelet e shtetit tonë dhe nuk do të tolerohet. Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon nga të gjithë akterët shtetërorë dhe institucionet e drejtësisë veprime të menjëhershme për zbardhjen e këtij akti kriminal dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve. Ne qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe nuk do të lejojmë që këto akte të frikësimit të lëkundin përkushtimin tonë ndaj detyrës dhe Republikës. Nder dhe lavdi për sakrificën e Rreshter Muhamed Lika!”, thuhet në reagimin e Sindikatës së PK-së.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika