Vrasja e policit në veri, Ahmeti: Sulm ndaj paqes, stabilitetit dhe sigurisë së gjithë rajonit

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti për sulmin ndaj Policisë së Kosovës sot në veri, ka thënë se është "sulm vrastar" ndaj shtetit të Kosovës dhe policisë së vendit

Ali Ahmeti, BDI

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me sulmin ndaj Policisë së Kosovës sot në veri, duke e cilësuar si “sulm vrastar” ndaj shtetit të Kosovës dhe policisë së vendit.

“Dënoj në formën më të ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe vrasjen e efektivit si dhe plagosjen e të tjerēve në mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës. Ky provokim i rëndë është i qëllimshëm me agjendë të paracaktuar, andaj dhe duhet menaxhuar me gjakftohtësi dhe mençuri për arsye se pasojat mund të janë rajonale mbi paqen dhe stabilitetin’, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se këto zhvillime janë të papranueshme dhe se “koordinimi dhe bashkëpunimi me komunitetin ndërkombëtar, garantues i paqes dhe pavarësisë së Kosovës, është i domosdoshëm dhe urgjent”.

“Nevojitet veprim i menjëhershëm për shuarjen e zjarrit vrastar dhe ndjellakeqës që synon zgjërimin dhe përfshirjen e vendit dhe rajonit. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës dhe shërim të shpejtë të të plagosurve”, ka thënë tutje ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika