Vrasja e policit në veri, Krasniqi: Qëndrojmë të bashkuar në përkrahje të policëve tanë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur i tronditur për vrasjen e një zyrtari policor dhe plagosjen e një tjetri në Banjskë të Zveçanit, sot në orët e para të mëngjesit.

Krasniqi ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë, ndërsa policit të plagosur i ka uruar shërim të shpejtë.

“Sot, në këtë moment të dhembjes, qëndrojmë të bashkuar në përkrahje të policëve tanë, të cilët, përkundër sfidave ditore e sulmeve të bandave kriminale të kontrolluara nga Beogradi, po mbrojnë sovranitetin shtetëror në pjesën veriore të shtetit tonë. Ftoj të gjithë që ta dënojnë fuqishëm këtë sulm kriminal kundër Policisë së Kosovës, që është sulm direkt kundër shtetit të Kosovës. Kërkoj nga organet përgjegjëse që hetimet e plota të bëhen sa më shpejt dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë për të marrë dënimet meritore”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së ka apeluar te qytetarët për vigjilencë e vetëpërmbajtje, sepse sipas tij, përshkallëzimi i situatës në veri i konvenon vetëm Serbisë dhe bandave kriminale nën kontrollin e saj.

“Po ashtu, ftoj partnerët ndërkombëtarë të Kosovës që të dënojnë qartë sulmin dhe t’i kërkojnë Serbisë urgjentisht ndalimin e ndërhyrjeve në territorin e Kosovës dhe provokimit të mëtejmë të situatës”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika