Vrasja e rëndë në Pejë, çka dihet deri tani?

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua është vrarë të premten në Pejë. Ndërkaq, një i dyshuar është arrestuar. Prokurorja e rastit ka treguar në një konferencë për media se janë siguruar dëshmitarë okularë, gjersa të dyshuarit pritet t'i merret deklarata të shtunën në prani të psikologut

Pamje nga vendngjarja në Pejë

Një grua është vrarë në rrugën “Mbreti Zog” të Pejës, pasditen e së premtes.

Këtë lajm për Dukagjinin e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Përpos konfirmimit, Rugova bëri të ditur se lidhur me rastin ishte arrestuar edhe një i dyshuar.

“Sot rreth orës 16:00 policia ka pranuar një informatë për një ngjarje në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë. Policia është paraqit në vendngjarje dhe sapo ka arritur aty ka kuptuar se bëhet fjalë për një vrasje të rëndë dhe aktualisht ekipet tona janë në vendngjarje. Ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës aty derisa Policia e ka arrestuar të dyshuarin”, ka thënë Rugova.

RTV Dukagjini mëson se bëhet fjalë për një rast ku dyshohet se djali e ka vrarë nënën e tij.

Pamje nga vendngjarja në Pejë

Ndërkaq, i dyshuari për vrasjen në Pejë është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.

Lajmin për Dukagjinin e ka bërë të ditur Shkodran Nikçi nga Prokuroria Themelore në Pejë.

“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. Gjatë afatit ligjor do të bëhen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka treguar Nikçi.

Ky i fundit nuk ka dhënë përgjigje nëse ndaj të dyshuarit është bërë kërkesa për paraburgim.

Pamje nga vendngjarja në Pejë

Më vonë të premten, qe prokurorja e rastit Sahide Gashi krahas një zyrtari policor që dolën në një konferencë për media. Ajo bëri të ditur se nga rasti kishte edhe dëshmitarë okularë.

Ndërkaq, nga i dyshuari nuk ishte marrë asnjë deklaratë.

“Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje mirëpo nuk ka qenë në gjendje…kështu që kemi kërkuar edhe nesër që në prani të psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet të merret deklarata e të njëjtit”, ka deklaruar ajo, gjersa ka theksuar se hetimet do të vazhdojmë.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se autopsia e së ndjerës tashmë është kërkuar.

 

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika