Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në lidhje me vrasjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, i cili është shprehur i tronditur nga kjo ngjarje.
Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Rama e ka konsideruar vrasjen e Abe si një ngjarje që tregon se “sa shumë janë tronditur themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq që duhen eliminuar”.
“I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u përballur”, ka shkruar Rama në rrjetin social.
Abe, mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, i cili u qëllua me armë zjarri duke mbajtur një fjalim në fushatën elektorale.
Ai ka vdekur në spitalin ku po merrte trajtim mjekësor, ka thënë një zyrtar i lartë i Partisë Liberal Demokratike, raporton transmetuesi publik NHK.
E përshëndes si shprehje lirie sulmin e disave,që në emër të lirisë së medias kërkojnë legjitimim për lirinë e shkeljes së normave etike deri brenda konferencave të mia për shtyp, sepse jashtë tyre tanimë kjo liri është e legjitimuar plotësisht! Por kërkesa s'mund të plotësohet.
— Edi Rama (@ediramaal) July 3, 2022