Vrasja e trefishtë në Gllogjan, aprovohen propozimet e mbrojtjes për dëgjimin e disa dëshmitarëve

Në seancën e kaluar, prokurorja Sahide Gashi dhe mbrojtësit e të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, avokatët Kosovare Kelmendi, Sylë Lokaj dhe Florent Latifaj, kanë propozuar dëshmitarë të rinj që të dëgjohen në këtë gjykim.

Autobusi i sulmuar me armë zjarri në Gllogjan më 26.11.2021

Në gjykimin ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, të martën, trupi gjykues ka aprovuar shumicën e propozimeve të mbrojtjes për dëgjimin e dëshmitarëve të rinj, si dhe propozimin e prokurores Sahide Gashi për dëgjimin e një eksperti.

Në seancën e kaluar, prokurorja Sahide Gashi dhe mbrojtësit e të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, avokatët Kosovare Kelmendi, Sylë Lokaj dhe Florent Latifaj, kanë propozuar dëshmitarë të rinj që të dëgjohen në këtë gjykim.

Prokurorja Gashi, në seancën e së martës i ka kundërshtuar propozimet e mbrojtësve per dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar, si dhe administrimin e provave të reja të propozuara po ashtu nga mbrojtja.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Violeta Husaj-Rugova, pas konsultimit mori vendim që të refuzohet propozimi i Prokurorisë për dëgjimin e hetuesve Faton Morina, Bekim Gashi, Rifat Gashi dhe Hamit Reçica.

Dëgjimi i këtyre dëshmitarëve u refuzua me arsyetimin se nuk janë rrethanat që të njëjtit të dëshmojnë, ndërsa sa i përket veprimeve të tyre se si kanë ardhur deri të sigurimi i provave, trupi gjykues theksoi se janë në shkresa të lëndës.

Ndërsa, u aprovua propozimin e prokurores Gashi për dëgjimin e ekspertit Nikolin Duraj, ekspert pranë Drejtorisë së Përgjithshme Policore të Shtetit, në Tiranë.

Më pas, gjykata ka aprovuar edhe propozimin e mbrojtëses së të akuzuarit Kastriot Mehmetaj, avokates Kosovare Kelmendit, që në cilësinë e dëshmitarëve të dëgjohen Cyme Mehmetaj dhe Iliriana Berisha, si dhe eksperti i balistikës nga Instituti i Forenzikës në Cyrih të Zvicrës.

Po ashtu, gjykata aprovoi edhe propozimin e mbrojtësit të të akuzuarit Kreshnik Mehmetaj, avokatit Sylë Lokaj, që në cilësi të dëshmitarëve të dëgjohen Nue Mehmeti, Isa Dervishaj, Bekim Dodaj dhe Agim Dodaj, si dhe të bëhet administimi i provave: raporti i Spitalit të Përgjithshëm, dy fotografitë e automjetit, si dhe 12 fotografi që paraqesin bisedën telefonike.

Gjykata aprovoi edhe propozimin e mbrojtësit të të akuzuarit Halil Mehmetaj, avokatit Florent Latifaj, për dëgjimin e dëshmitarëve Besim Halilaj – hoxhë i fshatit, Shefqet Mehmetaj dhe Isa Mehmetaj.

Por, u refuzua propozimi i avokatit Latifaj, për dëgjimimin e dëshmitarit Malsor Mehmetaj, me arsyetimin se ndaj tij është zhvilluar procedurë hetimore bashkë me të akuzuarit e tjerë pasi që i njëjti kishte qenë bashkë i pandehur për këtë rast.

Me këtë, seanca e sotme përfundoi.

Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkohen se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Pra, të vdekur mbetën shoferi i autobusit G.Gj, si dhe nxënësit L.H (17 vjeçar) dhe G.M (17 vjeçare)./BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika